web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U prezantua si motra e Klodian Rashës/ Familjarët e 25 vjeçarite mohojnë, kush ishte e reja

10 Dhjetor 2020, 07:28, Sociale CNA

Gjatë protestës së djeshme të mbajtur ditën e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës, një vajzë pretendoi se ishte motra e 25 vjeçarit.

Ajo ka folur për shumë media, duke thënë se quhej Bora Rasha dhe duke u prezantuar si motra e të ndjerit Klodjan Rasha, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Kanë qenë familjarë të Klodjan Rashës të cilët kanë kontaktuar me Top Channel duke thënë se vajza në fjalë nuk ka të bëjë me familjen Rasha.

Mësohet se vajza është nga Saranda dhe dyshohet se ka probleme mendore. Ndërkohë që familja e viktimës është nga Dibra dhe nga verifikimet në gjendjen civile rezulton që viktima nuk ka motër, por vetëm një vëlla./CNA.al





Lajmet e fundit nga