web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“E quaj privilegj kur më vënë në lojë”/ Rama: Se kuptoj pse politikanët i kanë problem memet

3 Dhjetor 2020, 20:36, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk i kam kuptuar kurrë politikanët që kanë probleme me humorin dhe satirën, duke shtuar se për të është privilegj të vihet në lojë.

Shefi i ekzekutivit siguroi se ky nuk është një material përfundimtar, pasi sipas tij Ministria e Drejtësisë është ende duke punuar.

?Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët që kanë probleme me humorin dhe satirën. Unë e quaj një privilegj që të vihesh në lojë dhe të krijohesh personazhe në imazhe ose në skenë. 

Është larg së qeni një material i ministrisë së drejtësisë dhe siç duket dikush e ka nxjerrë për t?ju mbrojtur nga unë. Unë e kam një problem duke qenë një njeri i medias, duke përdorur lirinë e tij për t?u shprehur dhe meqë kam një mendim të caktuar për cilësinë e vlerën e jashtëzakonshme që ka të shkruarit, kam një problem të madh me mos korrektesën dhe keq trajtimin e fakteve?, tha Rama në “Politikon”./CNA.al.





Lajmet e fundit nga