web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtori i Viteses zbërthen Brojën: Ka instik vrasës…

23 Tetor 2020, 12:03, Sport CNA

Dopieta e realizuar në kampionat ndaj ADO Den Hag, e ka shndërruar sulmuesin e Kombëtares, Armando Brojën, në një protagonist absolut te skuadra e Viteses, i cili ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

?Gelderlander.nl?,i ka kushtuar një artikull special futbollistit 19-vjeçar, në prag të ndeshjes së radhës ndaj PSV-së, duke i thurur elozhe shqiptarit.

?Broja, 19-vjeç që nga shtatori, është një fëmijë i një familjeje shqiptare. Ai u rrit në Slough, një qytet vetëm në perëndim të Londrës. Ai flet anglishten me një theks të vërtetë. Dhe nëse dëshiron, ai bisedon në kokni, dialekti i kryeqytetit. Broja në të vërtetë është shumë britanik.

Në fushën e lojës Broja është një sulmues i vërtetë. Ka qenë një golashënues që nga fëmijëria. Me atë famë ai u bë një ndërkombëtar shqiptar. Kjo është kryesisht një zgjedhje sportive. Në Angli ka më shumë sulmues të mirë dhe mund të ndërtojë një karrierë të bukur ndërkombëtare në Ballkan?, shkruhej fillimisht në artikullin e mediat holandeze.

Në vijim theksohet fakti se sulmuesi shqiptar ka potenacial dhe ambicie shumë të mëdha, për t?u kthyer si protagonist te Çelsi, ashtu siç bëri Tami Abraham. Vitet e fundit blutë e Londrës, janë duke i kushtuar një vëmendje speciale talenteve.

?Broja është një lojtar shumë i mirë. Ai është transferuar nga të rinjtë në ekipin e parë vjet, madje bëri debutimin në Premier League (më 8 mars zëvendësoi në fund Oliver Zhirud kundër Everton). Ai ka potencialin dhe ambicie shumë të madhe për t?u kthyer te Çelsi sërish.

Kishte konkurrencë të madhe për Brojën. Nuk e lamë të na ikte nga duart, e morëm atë. Çelsi në të vërtetë dëshironte që ai të merrte eksperiencë në ekipin U21 edhe një vit tjetër. Duhet të flisja me të gjithë në Londër dhe pastaj me vetë Brojën. Fluturova në Angli dhe shkova në shtëpinë e tij. Fola me nënën e Armandos dhe pastaj me të. Transferimi në Holandë është me të vërtetë një hap i madh për të?, zbulon drejtori teknik i Viteses, Johanes, Spor.

Ndërkohë në prononcimin e tij, Broja tregon: ?Kam shënuar 30 gola vitin e kaluar tek të rinjtë. Tani jeto vetëm, në një vend tjetër dhe me gjuhë tjetër.

Në fushë më duhet të merrem me djem të fortë. Më pëlqejnë golat ë shënuar kundër Den Haag, por ajo ndeshje ka kaluar. PSV po vjen dhe kjo do të jetë një ndeshje e vështirë. Eredevisie nuk është një kampionat i lehtë. Jam shumë i lumtur për besimin e trajnerit?, deklaron shqiptari.

Broja për momentin është shënuesi më i mirë te Vitese, teksa në klub kërkojnë të marrin maksimumin nga talenti i shqiptarit.

?Shikoni cilësitë e tij. Ai është i gjatë (191 centimetra), është i shpejtë, ka teknike të mrekullueshme dhe gjithashtu ka instikt vrasës. Ai i plotëson të gjithë kërkesat për një sulmues të nivelit të lartë.

Këtë ai mund ta tregojë shumë mirë në Eredivise. Një muaj më parë vështirë se e njihte kush, tani e njohin dhe i drejtohet fushës ndryshe. A mund të shënojë ai çdo javë gola në një nivel të lartë? Ai është i qëndrueshëm? Deri më tani jemi shumë të lumtur, thjesht të vazhdojmë kështu?, e mbyll deklaratën e tij, drejtori sportiv i Viteses.

Vlen të theksohet fakti që Broja është futbollisti i 29-të në histori që transferohet nga Çelsi në Vitese. Kujtojmë që klubi holandez është një klub ?satelit? i londinezëve që prej vitit 2010.





Lajmet e fundit nga