web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Futbollisti i Rangers shënon golin e javës në Europa League (VIDEO)

23 Tetor 2020, 08:23, Sport CNA

Rangers fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Standart Liege në transfertë, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Europës.

Golin e parë miqtë e realizuan në minutën e 19-të të pjesës së parë, ndërsa golin që hipotekoi fitoren e tyre u shënua në minutën e 93-të nga Kemar Roofe, i cili realizoi një gol mjaft të bukur.

29 vjeçari mori topin në zonën e tij dhe pasi shmangu tre futbollistë të Liege, goditi fort nga mesi i fushës, duke dërguar topin në fundin e rrjetë, duke lënë të shtangur jo vetëm portierin, por edhe vetë atë.





Lajmet e fundit nga