Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Karriera dhe biznesi janë dy aspekte që na ndihmojnë të udhëheqim një jetë të mirë dhe të këndshme. Ato na sigurojnë bukën por edhe kënaqësinë e të qenit aktiv dhe frytdhënës. Për këtë, është thelbësore të kuptohet se si vendimmarrjet në raport me karrierën mund të ndryshojnë jetën e dikujt në një masë të madhe. Njerëzit kanë shpresa të mëdha për karrierën e tyre dhe duan të dinë se cilat synime do të jenë në gjendje të arrijnë gjatë vitit të ardhshëm. Horoskopi i karrierës 2020 do t’ju ndihmojë t?i merrni vendimet tuaja në mënyrë zë zgjuar, për të pasur një jetë të begatë dhe të suksesshme.
Viti i Ri ka rezervuar disa surpriza të këndshme për shenjën e dashit që në fillim të të tij. Perspektivat e karrierës suaj do të ndryshojnë për më mirë. Do të jeni në krye kur bëhet fjalë për para dhe instinktet tuaja do t’ju drejtojnë drejt karrierës më të mirë dhe mundësive për të fituar sa më shumë. Mbajtja e shënimeve të kujdesshme për shpenzimet tuaja do t’ju shërbejë për mirë në pranverë. Sigurohuni gjithashtu që partneri juaj të shmangë ekstravagancat e panevojshme. Gjetja e një pune që ju lejon të kaloni më shumë kohë në shtëpi do t’ju tërheqë në vitin 2020 dhe madje mund të vendosni të inicioni biznesin tuaj. Përpiquni të jeni më i miri që mundeni në punë dhe kjo në fund të vitit do t?ju japë shpërblim të papritur.
Partneri juaj romantik ose miku më i mirë do të ketë disa lajme emocionuese në fillim të vitit. Të dy mund të keni një shans për të udhëtuar jashtë vendit më vonë gjatë vitit dhe do të dëshironi të filloni të kurseni për këtë. Planifikoni mirë paraprakisht dhe ka të ngjarë të gjeni një marrëveshje të shkëlqyer udhëtimi. Duhet të mbuloni një koleg në pranverë, gjë që do të rrisë ngarkesën tuaj të punës por gjithashtu edhe të ardhurat tuaja. Një përkëdhelje e vogël e fatit në korrik do të rrisë dëshirën tuaj për jetën. Një mundësi emocionuese karriere do të arrijë në nëntor. Mos hezitoni të ndjekni një pozicion të profilit të lartë. Nëse jeni në një punë që pëlqeni, shfrytëzojeni këtë mundësi për të kërkuar ngritje ose promovim.
Binjakët
Çështjet e biznesit dhe ato financiare do të shkojnë mirë, kryesisht në fillim të vitit. Pavarësisht nëse po diskutoni kontrata të reja ose po aplikoni për një kredi ose një grant, mund t’ju ofrohen kushte më bujare se sa pritej. Përpjekjet për të përparuar në karrierën tuaj do të japin rezultate mbresëlënëse në pranverë. Do të keni arsye të mira për t’u ndier më optimist për të ardhmen. Skema të reja investimesh do të pushtojnë imagjinatën tuaj në qershor. Megjithatë, nuk do të ishte mirë të investonit shumë para në sipërmarrje të mundshme. Vera do të ishte një kohë e mirë për të bërë një lëvizje nëse keni menduar të filloni biznesin tuaj. Në dhjetor, një burim i ri i të ardhurave do ju vihet në dispozicion.
Gaforrja
Sapo të fillojë viti do ju vijnë para nga një fond i përbashkët. Ju mund ta përdorni këtë për të trajtuar veten me sende luksoze, gjë që zakonisht është jashtë mundësive tuaja. Marsi dhe Saturni do të jenë në zonën tuaj të investimeve në fillim të majit. Transaksionet ligjore do ju ecin pa probleme dhe ju do të festoni për disa vendime të mira biznesi dhe financiare. Blerja e pronës, zhvendosja në një shtëpi të re ose rikonstruktimi i ambientit tuaj janë ndër mundësitë emocionuese që ju ofrohen këtë verë. Ju mund të siguroni një mundësi të shkëlqyeshme pune ndërsa merrni pjesë në një seminar që do të zhvillohet në vjeshtë.
Me pesë planetë në zonën tuaj të karrierës, ndërsa viti fillon, puna e vështirë do të sjellë shpërblime të bukura. Me ndërmarrjen dhe iniciativën tuaj, do t?ju bëni përshtypje sipërmarrësve apo njerëzve me pushtet në kompaninë ku punoni. Në pranverë mund të kërkoni ndihmë për të marrë një projekt në terren, gjë që do të rezultojë me sukses. Do të merrni një projekt të guximshëm me mbështetjen e një agjensie zyrtare. Sigurohuni që të gjitha llogaritë tuaja të jenë të azhurnuara në maj. Fitimi i pavarësisë financiare do të jetë përparësia juaj gjatë muajve të verës në 2020, ndërsa në shtator do të anëtarësoheni në një organizatë vullnetare. Në vjeshtë do të keni sukses me financat. Një udhëtim jashtë shtetit ose një mundësi për të punuar jashtë vendit mund t?ju ofrohen në dhjetor.
Virgjëresha
Fati i juaj në raport me paratë do të nisë me ritëm progresiv për këtë vit. Sa më i shpejtë të jetë reagimi juaj ndaj mundësive që vijnë në rrugën tuaj, aq më shpejt do të shihni rezultatet. Mos hezitoni të aplikoni për punë pasi punëdhënësit e mundshëm do të mahniten nga etika juaj e shkëlqyer e punës. Një terapi do t’ju sjellë shumë kënaqësi në pranverë. Kryerja e punës vullnetare mund të hapë rrugën drejt miqësive të dobishme. Ju nuk keni frikë nga puna e vështirë dhe njerëzit e respektojnë këtë. Si rezultat, do t’ju ofrohet një pozicion i spikatur pasi mbaron viti.
Peshorja
Nëse keni marrë nje vendim për karrierën tuaj, qëndrojini atij. Vendosni që të gjeni një pozicion pune që ju bën të lumtur. Aplikoni për punë që do t’ju japin një shans për të shfrytëzuar mirë aftësitë dhe talentet tuaja dhe kur të bëni atë që doni, paratë do të pasojnë. Do të shijoni një ndryshim të pasurisë financiare në prill. Do të mbërrijnë para nga një marrëveshje trashëgimie. Përdoreni këtë surprizë për një pushim relaksues. Miqtë dhe bashkëpunëtorët tuaj do t’ju tregojnë respekt kur t?ju sqaroni se ky është një vit gjatë të cilit do të drejtoni anijen tuaj.
Akrepi
Fillimi i vitit është një kohë e mirë për të rishqyrtuar aranzhimet financiare. Bëjëni këtë një përparësi për të lënë menjanë kursime dhe për të paguar faturat. Në pranverë do të jeni të gatshëm të ndaheni në një fushë të re të karrierës. Reflektoni aftësitë tuaja dhe filloni të aplikoni për punë që do t’ju japë një shkallë pavarësie. Mundësitë që përfshijnë riparimin ose rinovimin e gjërave si edhe krijimin e gjërave me vlerë afatgjatë janë mënyra të mira për t?u eksploruar. Puna juaj e vështirë do të shpërblehet në formën e një ngritjeje ose promovimi në nëntor dhe ju mund t?i përdorni këto të ardhura shtesë për të ndërtuar ?folenë? tuaj.
Shigjetari
Një lëvizje impulsive në karrierë do të sjellë pasoja fatale në financat tuaja. Një punë e re ose një ndryshim i roleve në punësimin tuaj ekzistues do t’ju ndihmojë të ngjitni shkallët e suksesit. Çfarëdo që të kushtojë, do të jeni të vendosur për të arritur qëllimet tuaja. Njerëzit e respektojnë talentin tuaj dhe shansi për të punuar jashtë vendit do ju trokasë në derë. Mos u habitni nëse ju kërkohet të shfaqni punën tuaj në një uebfaqe ose në një galeri. Ky është një vit kur puna juaj do të jetë me përfitime financiare dhe emocionale.
Bricjapi
Ndërsa Jupiteri udhëton përmes shenjës suaj, do të shpërbleheni për gjithë punën tuaj të palodhur dhe përpjekjen e zellshme të së kaluarës. Mos u çuditni nëse arrin një erë të madhe ose ofertë emocionuese për punë kur të fillojë viti. Edhe pse nuk jeni veçanërisht i dhënë pas ndryshimeve, do të përshtateni lehtësisht me rrethanat e reja, veçanërisht kur këto ju ndihmojnë të ecni përpara në një mënyrë ambicioze. Në qershor do të keni një mundësi për të ndjekur një kurs dhe për të shtuar kualifikimet tuaja. Kjo do t’ju dërgojë edhe më larg nga sa prisni. Mendoni për atë që e bën jetën domethënëse për ju.
Miqësitë do të frymëzojnë krijimtarinë tuaj, me të nisur viti. Dizenjimi i rrobave, pjekja e tortave, piktura dhe shkrimi janë mënyrat më të mira për të ushtruar krijimtarinë tuaj. Mundësitë e bërjes së parave do duket se do ju vijnë në prehër. Dikush në një pozitë të pushtetshme do të impresionohet nga aftësitë tuaja do t’ju ofrojë një punë në verë gjë që mund të transformojë jetën tuaj. Rritja e të ardhurave do të jetë e jashtëzakonshme dhe do ju mundësojë të bëni trajtime speciale për veten dhe për t?u argëtuar me miqtë
Peshqit
Jini të durueshëm nëse jeni duke kultivuar aftësi të reja dhe mos u dekurajoni nëse luftoni në fillim. Mos harroni: praktika ju bën të përsosur. 2020 është një vit kur mund të arrini qëllimet e karrierës suaj përmes punës së palodhur, përkushtimit dhe vendosmërisë. Kushtojeni gjysmën e parë të vitit për të marrë përvojë, trajnime dhe kualifikime që ju nevojiten për të arritur një promovim në punë. Qëndroni të përqendruar në ëndrrën tuaj përfundimtare dhe oferta emocionuese për punë gjatë verës do të shënojë një pikë kthese të rëndësishme për ju. Një burim i ri i të ardhurave do të vihet në dispozicion gjatë vjeshtës dhe do të keni një shans për të spikatur në një rast të veçantë./CNA.al
Kryeministri Edi Rama në një videolive në rrjetet sociale, k...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për lirmin e disa p...
Analisti Fatos Lubonja ka bërë sot një bilanc të sektorëve s...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas përgj...
Prokuroria ka ankimuar vendimin për lirimin e menjëhershëm n...
Shqetësimet rriten për gjendjen e lirisë së mediave në Shqip...
Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesën e presiden...
Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Ve...
Pak ditë më parë, presidenti Ilir Meta u duk se dha një shen...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qyteta...
Policia spanjolle ka goditur një bandë shqiptare, e cila kry...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur së fundmi për n...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i është drejtuar so...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i është drejtuar so...
Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar jan...
Kryeministri Edi Rama së fundi ka ndryshuar ritualin e tij t...
Shfaqen gati një herë në vit, shumicën e akteve të tyre i ka...
Po bëhen rreth 7 vite që Lulzim Basha ndodhet në krye të opo...
Ish deputeti socialist Eduart Ndocaj ka folur me tonë të ash...
Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...