web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Taksa e re mbi karburantin/ Shehaj demaskon Ramën

11 Korrik 2019, 14:25, Aktualitet CNA

Ish deputeti demokrat Agron Shehaj, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, lidhur me taksën e re mbi karburantin që ka vendosur qeveria.

Shehaj shkruan se qeveria po mashtron qytetarët njësoj si me taksën e Rrugës së Kombit, duke iu ofruar shqiptarëve shërbime aspak të nevojshme.

Ndërsa  shton se me këto taksa, Rama vetëm sa pasuron miqtë dhe oligarkët e tij në kurriz të popullit me të varfër në Europë.

Postimi i plotë

Qeveria mashtron qytetarët duke mohuar taksën e re mbi naftën.

Ligji i ri parashikon shprehimisht që burimi financiar i agjencisë mbi menaxhimin e rezervave të naftës do të jetë: ?Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që shiten në Republikën e Shqipërisë..?

?Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, vendos tarifat e përmendura në pikën 1.1..?

Rama bën lojra fjalësh. Edhe taksën prej 5 eurosh të Rrugës së Kombit e quajti tarifë por pak rëndësi ka si e quan.

E vërteta është që kemi të bëjmë me taksën e radhës për shërbime të panevojshme, që nuk ka për qëllim rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve por vetëm një mënyrë të re për të pasuruar veten dhe miqtë e tij oligarkë në kurriz të popullit me të varfër në Europë./CNA.al





Lajmet e fundit nga