web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Erion Braçe kap “mat” administratën e Portit të Durrësit

6 Mars 2019, 20:34, Aktualitet CNA

Ish kryeministri Sali Berisha, ka bërë publik një denoncim që i ka ardhur në faqen e tij në rrjetet sociale.

Sipas denoncuesit, ditën e  sotme, zv-kryeministri Erion Braçe ka shkuar për një kontroll në Portin e Durrësit dhe ka gjetur në vendin e punës vetëm rojet.

Sipas denoncuesit lehtësimi i procedurave, ka të bëjë me lehtësimin e vjedhjeve.

Postimi i plotë:

Narkozyrtaret nuk kane lidhje me punen!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Z.Berisha,sot ne portin e Durresit ka ardhur per kontrroll Braçe dhe gjen ne pune vetem rojat ,duke filluar nga titullari i Doganes Durres qe eshte taksa mbledhesi i Drejtoreshes se pergjithshme dhe te gjith doganieret qe na rrjepin nuk u gjenden ne vendin e punes dhe ne rrime me ore duke pritur dhe degjojm pallavrat e Kryeministrit per lehtesim procedurash (sic duket e ka ne lehtesim per vjedhjen tone) ,kjo eshte administrata e doganes Durres ku ne si tregtare rrime gatitu perballe ketyre hajduteve .Faleminderit nqs e publikon.Anonim te lutem./CNA.al





Lajmet e fundit nga