web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Xhafaj: Lufta ndaj krimit ka marrë dimension tjetër

2 Tetor 2018, 08:30, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ditën e sotme ka marrë pjesë në  Konventën e Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore.

Në fjalën e tij Xhafaj ka thënë se krimet e rënda, krimi i organizuar, terrorizmi dhe flukset migratore përbëjnë sfidat më të mëdha, në Evropë dhe rajon dhe nuk mund të adresohen të vetme.

?E parë nga ky këndvështrim, ne po investojmë seriozisht në forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe logjistike të hetimit, si garanci në rritjen e zbulueshmërisë së veprimtarisë kriminale dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Reformimi strukturor i Policisë së Shtetit, i konkretizuar në ndryshimet cilësore në Departamentit të Policisë Kriminale, si dhe fillimi i funksionimit të Task Forcës Speciale në zbatim të plani të Qeverisë shqiptare, operacioni ?Forca e Ligjit? janë orientuar pikërisht nga kjo filozofi. Që nga fillimi i këtij operacioni në Nëntor të vitit të kaluar, në zbatim të këtij Plan Veprimi, lufta kundër krimit të organizuar ka marrë një dinamikë dhe dimension tjetër?,- është shprehur ndër të tjera Ministri i Brendshëm.

Fjala e plotë:

Të nderuar përfaqësues të vendeve anëtare të Konventës së Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore,
I nderuar Sekretar i Konventës, Z. Herko,
I nderuar z. Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,
Të nderuar të ftuar të vendeve dhe organizatave ndërkombëtare të pranishme!

Dëshiroj që t?ju uroj personalisht mirëseardhjen!

Për mua, ky takim është vërtet shumë i rëndësishëm.

Prania sot e drejtuesve të Policisë Kriminale të vendeve të rajonit dhe më gjerë është vërtetë domethënëse, kjo për shkak të rolit dhe përgjegjësisë që ju keni në luftën kundër kriminalitetit.

Sot, rajoni dhe Evropa përballen me sfida te ndryshme të sigurisë.

Por, krimet e rënda, krimi i organizuar, terrorizmi dhe flukset migratore përbëjnë padyshim sfidat më të mëdha të cilat kurrsesi nuk mund të adresohen të vetme.

Karakteri ndërkufitar, madje transnacional i tyre bën domosdoshmëri bashkëpunimin dhe koordinimin e energjive të përbashkëta.

Për fat të keq, natyra delikate e këtyre sfidave dhe interesat që preken nga forca reaguese e Policisë ndaj tyre, shkaktojnë shpesh herë sulme frontale ndaj Policisë, akuza, përbaltje dhe goditje të llojeve të ndryshme jo rrallë edhe nën influencën e vetë grupeve kriminale, ndaj ekipeve drejtuese dhe operacionale që veprojnë në fushën e rendit dhe sigurisë.

Jam krenar të konfirmoj se kolegët tuaj në Shqipëri mbeten shumë të fokusuar në orientimin strategjik dhe operacional për një luftë sa më efikase kundër grupeve dhe interesave kriminale.

Evropa po përballet me flukse migratore nga vende të Afrikës Veriore, Lindjes së Mesme dhe Azisë. Kjo ka patur një impakt të drejtpërdrejtë, si në nivelin politik, ashtu dhe atë praktik.

Lëvizje populiste dhe anti-migratore kanë shënuar rritje ashtu siç kanë shënuar rritje dhe veprimtaritë e paligjshme dhe rrjetet kriminale të kontrabandimit të migrantëve, të trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të armëve, etj.

Rreziku terrorist dhe format e ndryshme të ekstremizmit të dhunshëm janë bërë gjithashtu shoqëruese të këtyre fenomeneve. Të gjitha këto, kanë shtuar ndjeshëm barrën dhe pritshmëritë mbi agjencitë ligj zbatuese.

Ndërkohë që ne, politikanët, diskutojmë për zgjidhje rreth tyre apo për të fituar popullaritet në elektorat, përgjegjësia e vërtetë bie mbi ju!

Jeni ju Policia, linja e parë, me të cilët emigrantët përballen në kufi, e bashkë me to dhe kontrabandistët, krimin e organizuar trafikantët dhe terroristët potencialë!

Fatkeqësisht, adresimi i këtyre sfidave, përveç risqeve dhe kohës së mundimshme që kërkojnë, has edhe në sfida të tilla që lidhen më shumë me të shkuarën sesa kohët moderne në të cilat jetojmë.

Ju duhet të kryeni detyrën me gjithë barrierat dhe ndërlikimet e panevojshme të karakterit gjeopolitik, çështje të sovranitetit, burokraci të tej zgjatura për shkëmbim informacionesh, vendimesh penale, apo mandat arrestesh.

Jam i lumtur që para pak ditësh firmosëm bashkë me kolegët e tjerë të vendeve anëtare të Konventës së Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore marrëveshjen e ngjashme me atë të Prum, e cila do të lehtësojë ndjeshëm punën tuaj në shkëmbimin e të dhënave daktiloskopike, ADN-së dhe automjeteve.

Uroj që kjo marrëveshje të fillojë nga zbatimi sa më shpejt, por jam i bindur se ju do ta shfrytëzoni këtë takim si një mundësi reale, gjatë të cilit do të diskutoni dhe bëni të gjitha përpjekjet e nevojshme për lehtësimin e punës së përditshme, duke përfshirë zgjerimin më tej të njohjeve, shkëmbimin e përvojave si dhe diskutimin pse jo të çështjeve konkrete në takime kokë më kokë apo mes vendeve të prekura drejtpërdrejt nga një veprimtari apo strukturë e caktuar kriminale.

Gjithashtu, ky takim i rëndësishëm ndodh pikërisht përpara Ministerialit të Ministrave të Brendshëm dhe Sigurisë të rajonit, i cili do të mbahet në Tiranë pas dy ditësh, i fokusuar në sfida të rëndësishme me të cilat jemi duke u përballur, siç janë krimet e rënda, migracioni dhe terrorizmi.

Thënë kjo, për mua ky takim është një ogur i mirë për çështjet që do të diskutohen në këtë Ministerial nën Presidencën austriake.

Rezultatet e takimit Tuaj, do të jem shumë i lumtur dhe nderuar që t?i ndaj me kolegët e mi në Ministerial.

Shqipëria si një prej vendeve të afektuara prej këtyre sidave të përbashkëta, por dhe si një vend aspirant për t?ju bashkuar familjes evropiane, ka përgjegjësinë dhe nderin të kryesojë Konventën e Bashkëpunimit Policor të Evropës Juglindore.

Takimi juaj është padyshim eventi më i veçantë në rrafshin e bashkëpunimit policor, ashtu siç në javët dhe muajt në vijim do të ketë dhe takime të tjera të rëndësishme, të cilat synojnë forcimin më tej të këtij bashkëpunimi në rajon e më gjerë. Policia kriminale, është zemra e çdo Policie.

E parë nga ky këndvështrim, ne po investojmë seriozisht në forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe logjistike të hetimit, si garanci në rritjen e zbulueshmërisë së veprimtarisë kriminale dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Reformimi strukturor i Policisë së Shtetit, i konkretizuar në ndryshimet cilësore në Departamentit të Policisë Kriminale, si dhe fillimi i funksionimit të Task Forcës Speciale në zbatim të plani të Qeverisë shqiptare, operacioni ?Forca e Ligjit? janë orientuar pikërisht nga kjo filozofi.

Që nga fillimi i këtij operacioni në Nëntor të vitit të kaluar, në zbatim të këtij Plan Veprimi, lufta kundër krimit të organizuar ka marrë një dinamikë dhe dimension tjetër.

Rezultatet e arritura, edhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kanë qenë vërtetë inkurajuese, duke u përballur dhe goditur një sërë grupesh kriminale të rrezikshme, të cilat ushtronin veprimtarinë e tyre në Shqipëri, por edhe jashtë territorit tonë.

Qeveria, po shqyrton gjithashtu mundësinë e trajtimit financiar shtesë për këto strukturë që janë në vijën e parë të luftës kundër krimit të organizuar.

Jam i bindur se Drejtori i kësaj strukture, z.Merkaj do të ketë mundësinë t?ju njohë më në detaje, me arritjet dhe sfidat e së ardhmes.

Në përfundim të kësaj fjale përshëndetëse, duke ju uruar edhe njëherë mirëseardhjen, dëshiroj të theksoj se temat që ju do të trajtoni në këtë takim, eksperiencat që do të ndani me njeri-tjetrin, do të jenë me shumë interes për pjesëmarrësit dhe me rëndësi konkrete për sigurinë e rajonit dhe të Evropës.

Ju mirëpresim në Tiranë në dy takimet e ardhshme shumë të rëndësishme për bashkëpunimin policor në rajonin tonë e më gjerë! Ju uroj punime të mbara në këtë event të rëndësishëm!
Faleminderit! /CNA.al





Lajmet e fundit nga