web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Xhafaj “këmbëkryq” në Komisionin e Ligjeve/ Përplasen deputetët

18 Qershor 2018, 13:34, Aktualitet CNA

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, në lidhje me institucionin që ajo drejton.

Mbledhja është shoqëruar me debate të forta, ndërsa demokratët kanë kërkuar një raport me shkrim që me sa duket ka munguar në komision.

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka hedhur akuza në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa theksoi që sot 7 ditë para vendimit për negociatat, shteti shqiptar është pa një këmbë, që është sistemi i drejtësisë. Ai përmendi bllokimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo ka sjellë debate të forta, mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa Ulsi Manja ka kërkuar që mos flitet për çështje jashtë rendit të ditës.

Ndërkohë, Manja tha se deputetët e PD-së e kanë mendjen tek ndeshja e orës 2 dhe duan të shtyjnë kohën.

Ndërkohë, Alibeja ka rikthyer në vëmendje çështjen Xhafaj, ndërsa tha se ?Si ka mundësi që Agron Xhafaj të barisë i lirë në Vlorë, në Tiranë, madje dhe para ministrisë së Drejtësisë, i dënuar në Itali? Ju mund ta keni marrë si Spaçi këtë historinë me këtë pelegrinazhin tuaj.?.

Nga ana tjetër, i është përgjigjur Ulsi Manja, i është përgjigjur ?Çkeni me pelegrinazhin tonë, dilni dhe ju. Mblidhuni dhe ju, mos rrini në Tiranë.?

Debatet:

Ulsi Manja: E more fjalën për procedurë. Do flasë ministrja e Drejtësisë. Në të kundërt e mbyllim mbledhjen.

Enkelejd Alibeaj: Duhet t?i themi gjërat, nuk duhet të kemi frikë nga fjala. Nuk zgjidhen problemet duke ia mbathur. Ki durim mos ia mbath dhe më dëgjo.

Ulsi Manja: Nuk jam nga ata burra që ia mbath. Propozim konkret për procedurë. Nuk kam kohë të rri gjithë ditën këtu. E kam thirrur ministren e Drejtësisë për të folur për 2017.

Enkelejd Alibeaj: Gjykatë e Lartë e kapur. Prokuroria drejtohet nga një njeri i emëruar në kundërshtim me ligjin dhe pa vetting. Çfarë do t?i tregoni shqiptarëve për luftën ndaj kriminalitetit? Për çfarë drejtësie do flasim. Historia e kapjes së drejtësisë, e rrëmbimit të drejtësisë ka sjellë sot frytet e hidhura për gjithë shqiptarët, ata që aspirojnë për çeljem e negociatave dhe e duan. Ku e ke Saimir Tahirin? Ku e ke Fatmir Xhafajn, pretendon të luftojë kriminalitetin ndërkohë që vëllain e vet e degdisi.

Ulsi Manja: Ke propozim konkret për procedurë. Rregullorja e ka 2 minuta për procedurë. Është 2 minuta për procedurë. Lexon rregulloren e Saliut ti. Ti do të flasësh deri kur të vijë ndeshja e orës 2. Të shtyni kohën në komision, të dilni që këtu në orën 2. Për ju Shqipëria kampionat botëror është, sport. Ka një orë që e ka marrë fjalën. Përmbylle.

Enkelejd Alibeaj: Do flasin të gjithë deputetët.
Ulsi Manja: Flisni tek selia e PD.

Enkelejd Alibeaj: Si ka mundësi që Agron Xhafaj të barisë i lirë në Vlorë, në Tiranë, madje dhe para ministrisë së Drejtësisë, i dënuar në Itali? Ju mund ta keni marrë si Spaçi këtë historinë me këtë pelegrinazhin tuaj.

Ulsi Manja: Çkeni me pelegrinazhin tonë, dilni dhe ju. Mblidhuni dhe ju, mos rrini në Tiranë.

Enkelejd Alibeaj: Se me kë mblidheni ju është e qartë. Ndeshja e vetme për të cilën interesohet sot dhe duan rezultatin është pikërisht kjo. Që rezultati të jetë pozitiv kërkohet seriozitet.
Ulsi Manja: Ndeshja fitohet me punë dhe jo llafe.





Lajmet e fundit nga