Sekretari i Bashës në drekë me Edi Ramën
Partia Demokratike që me 18 maj pati vënë alarmin për organi...
Gentian Kerri është Sekretari i Përgjithshëm dhe fuqiplotë i superministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës. Nuk ka bërë ndonjë qamet të madh që është ngritur në këtë detyrë shumë të lartë, përpos që ka plotësuar një kusht themelor që me sa duket është kriter tashmë: Vjedhjen e abuzimin me detyrën.
Në bazë të ligjeve shqiptare dhe në veçanti atë të dekriminalizimit, Gentian Kerri nuk duhej të ishte fare në administratën publike, jo më të ishte de fakto numri një i kësaj superministrie që ka në ADN-në e vet tenderimin.
Duke pasur një çeshtje të hapur në Prokurorinë e Tiranës dhe akuzuar për korrupsion, gjë që nuk e lejonte që të futej në administratën shtetërore për shkak të ligjit të dekriminalizimit pa pasur një vendim të formës së prerë që e lironte nga të gjitha akuzat, Kerri është ?kontrabandë? në këtë detyrë tepër të rëndësishme që ka në dorë tërë fijet ekonomike të vendit.
Kjo sepse pikërisht për tenderat, Gentian Kerri është kallzuar penalisht ditën e fundit të vitit të kaluar pikërisht më 31 dhjetor 2017, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Auditi i KLSH evidentoi një dëm tmerrësisht të madh për Gentian Kerrin kur ishte kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik pranë kryeministrit, dëm që shkon tek 2.5 miliardë lekë pse 2.2 milionë euro sipas kursit të kënbimit tani.
Dhe pas shkarkimit nga ana e Kryeministrit Edi Rama për këtë vjedhje, direkt emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës. Kriteret mbeten të dyshimta, përpos faktit se e plotësonte atë primarin, specialitetin e vjedhjes.
Kështu, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-Kryetarin e KPP-së Gentian Kerri si dhe dy prej ish-anëtarëve dhe dy prej anëtarëve aktual të këtij institucioni. Mësohet se në përfundim të një auditimi në Komisionin e Prokurimit Publik, për periudhën e veprimtarisë së këtij institucioni nga data 01.01.2015 deri më 31.08.2017, KLSH ka gjetur disa shkelje.
Më konkretisht në raportin e KLSH, rezulton se KPP në shqyrtim të pjesshëm të disa prej ankesave tëoperatorëve të ndryshëm ekonomik ka vendosur me pa të drejtë kualifikimin dhe shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë të skualifikuar nga KVO-të si dhe skualifikimin me pa të drejtë të disa operatorëve ekonomikë të shpallur si fitues në procedurat e prokurimit.
Gjithashtu, referuar gjetjeve të auditimit rezulton që KPP ka vendosur që të kualifikojë e shpallë si fitues operatorin ekonomik me ofertën më të lartë ndërkohë që asnjëri prej operatorëve ekonomikë nuk plotësonte kriteret kualifikuese
Në total, për të shtatë rastet e vendimmarrjes së paligjshme të KPP-së, të shtjelluara këto më hollësisht në Raportin Përfundimtar të Auditimit, audituesit e KLSH-së kanë konkluduar në ekzistencën e një dëmi ekonomik prej 248,868,262 Lekë.
Për tre nga vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik të konstatuara me shkelje nga auditimi i KLSH-së, KLSH me shkresën nr. 859/7, datë 31.12.2017 i ka përcjellë organit të Prokurorisë kallëzim penal ndaj ish-Kryetarit të KPP-së (G.K.) si dhe dy prej ish-anëtarëve (S.K., J.H.) dhe dy prej anëtarëve aktualë (L.G. dhe H.B.) të këtij institucioni me akuzën e ?Shpërdorimit të detyrës? dhe ?Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike?.
Më datë 26. 09. 2016, kryeministri Rama e largoi Kerrin nga posti i kreut të Prokurimeve Publike duke emëruar në vend të tij Evis Shurdhan, e cila më herët ka mbajtur pozicionin e drejtores së Administratës dhe Shërbimeve në Kryeministri.
Nga ana tjetër media disa muaj më vonë pas largimit nga kreu i KPP, konkretisht më datë 02.11.2016, denoncoi emërimin e Gentian Kerrit në postin e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë.
Akuzat konkludonin në faktin, Kerri është vendosur në këtë post edhe pse nuk ishte kualifikuar në fazën e parë të DAP. Berisha tha asokohe se Kerri ishte paravendosur që do të fitonte. Në 4 vite në krye të Prokurimeve Publike, ish-kreu i KPP është akuzuar për abuzime me tendera dhe për favorizim, siç është rasti i dhënies së tenderave firmës ?Salillari? por dhe firmës së xhaxhait e djalit të tij Pilo dhe Krislen Keri, ky fundit, i emëruar drejtor i Aviacionit Civil dhe i përfshirë në skandalin që u mori jetën dy fëmijëve në rrugën dytësore Golem-Kavajë.
Në kallëzimin penal të hartuar nga KLSH evidentohet vendimmarrja e paligjshme e KPP në lidhje me ankesat e bëra në këtë institucion për 3 procedura prokurimi e konkretisht po i rendisim më poshtë Tenderat e bujshëm që sipas KLSH evidentohet vendimmarrja e paligjshme e KPP:
1.Vendimi nr. 302 datë 6.5.2016 në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt ?B3- Blerje barna gjaku dhe organet formuese të gjakut për nevoja spitalore? ? Loti 12, me fond limit 55,127,233 lekë, i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) në vitin 2016.
2.Vendimi nr. 84 datë 19.2.2016 lidhur me procedurën e tenderit me objekt ?Blerje furgon i blinduar i përdorur (copë 5)? ? Loti II, me fond limit 15,500,000 lekë (pa TVSH), zhvilluar në datën 29.12.2015, nga autoriteti kontraktor Posta Shqiptare sh.a.
3.Vendimi nr. 43/2016, datë 22.01.2016, në lidhje me ankimin e bërë në lidhje me prokurimin me objekt: ?Mirëmbajtje bazuar në performance segmentet rrugore Tirane-Ndroq-Romanat, Plepa Ura e Farkës etj 58,3 km (AK-Drejt. Rajonale Qendër Tirane)?, me fond limit 47,357,107 lekë.
Në vendimet e mësipërme, KPP ka shpërfillur në mënyrë flagrante dokumentacionin bashkëlidhur ankesave të operatorëve ekonomik si dhe atë të operatorëve të tjerë ekonomik ndaj të cilëve drejtohej ankimi duke konkluduar më pas në mënyrë të paargumentuar në kualifikimin dhe skualifikimin e tyre, kjo e konfirmuar në një rast edhe nga vendimmarrja e Gjykatës Administrative, Tiranë.
Ndërkohë që Gentian Kerri për momentin është Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe nuk përjashtohet mundësia që po vodhi më shumë të ngjitet akoma më lart./Pamfleti
Partia Demokratike që me 18 maj pati vënë alarmin për organi...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh nënkryetar i Pa...
Koordinatori në PD, Julian Deda ka reaguar pas protestës së ...
Drejtori i Spitalit Ushtarak ka dhënë detaje rreth gjendjes ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu sëb...
Pas protestës së opozitës, kanë shpërthyer komentet në rrjet...
Sot pamë “live”, me zë e me figurë, me dron dhe pa dron, shf...
Opozita e drejtuar nga Lulzim Basha, zhvilloi ditën e sotme ...
Rruga e protestuesve për në selinë blu i ka vënë në pozita p...
Nga Agron GJEKMARKAJ*Protesta e Opozites nuk ishte e vogel p...
Opozita ka protestuar sot, duke kërkuar largimin e ministrit...
I rënë pre e dhunës, policia gjatë protestës së opozitës sik...
Lulzim Basha, kryetari i zgjedhur me vota të vjedhura në dre...
Është një titull që tashmë e ka kuptuar çdo demokrat dhe çdo...
Ashtu siç ishte paralajmëruar sot opozita ka zhvilluar prote...
Ka përfunduar protesta e paralajmëruar nga opozita ditë më p...
Protesta e opozitës ka vijuar me përplasje me protestuesve d...
Një nga protestat më të dobëta që nga dalja e PD-së në opozi...
Anëtarja e Këshillit kombëtar të PD, Edit Harxhi ka reaguar ...
Opozita sot kishte njoftuar një protestë, marshim kundër qev...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...