Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Dilber Bakalli, ekonomist me eksperiencë 35 ? vjeçare, ka punuar dy vitet e fundit si drejtor Auditi në Bashkinë e Kukësit. Bakalli denoncon në emisionin ?Stop?skemat skandaloze të abuzimit financiar në bashki, kur kjo e fundit drejtohej nga Hasan Halilaj.
Drejtoria ekonomike është ajo që ka barrën e fajit në këtë skemë mashtrimi. Dy raporte auditimi tregojnë të paktën 100 raste abuzimi me vlerë të dëmit financiar rreth 3 miliardë lekësh. Këto raste kulmojnë me 200 konteinerët e mbeturinave, të dhuruara nga një firmë turke, por që u blenë sërish me tender nga Bashkia Kukës.
Kryetari aktual i bashkisë, Bashkim Shehu e kalon shpjegimin te Sekretari i Përgjithshëm, Bujar Muçmata. Ndërsa ky i fundit ?gjen shpëtim? duke nxjerrë jashtë grupin e xhirimit të emisionit ?Stop?. Në prokurori dosja u katandis për punonjësin më të parëndësishëm, ndërsa Dilber Bakalli, që bëri auditin, ?u shpërblye? duke u shkarkuar dhe transferuar si specialist i thjeshtë 4 orë larg nga Kukësi.
?Unë quhem Dilber Bakalli, i diplomuar si ekonomist finance i lartë. Kam mbi 30 vite vjetërsi në punë, nga të cilat 22 vite i kam vetëm me Auditimin. 7 vite i kam me Auditimin e jashtëm, siç është kontrolli i lartë i shtetit dhe 15 vite me Auditimin e brendshëm. Më 29 Korrik 2015 jam punësuar në bashkinë Kukës si drejtues i Njësisë së Auditimit të Brendshëm.
Gjatë punës sime kemi audituar njësi të ndryshme të bashkisë, duke filluar nga Drejtoria Ekonimike e Financës dhe drejtori të tjera.
Mirëpo nga auditimi i kryer janë konstatuar shkelje të ligjshmërisë me dëm ekonomik të karaktereve të ndryshme, nga të cilat për dy vite kemi rekomanduar të ndiqen penalisht 4 raste, drejtori të ndryshme.
Kryesorja është ajo e Drejtorisë Ekonomike të Bashkisë, e cila ka rezultuar me shumë shkelje ligjore, deri dhe çështje penale, siç janë skema mashtrimi të trajtuar në materialin e auditimit?.
Emisioni ?Stop? disponon dy raporte nga Auditi i Bashkisë Kukës, atë final dhe konfidencial, ku konstatohet se shuma totale e dëmit ekonomik të shkaktuar në këtë bashki është 271,777,387 lekë (gati 3 miliardë lekë), të cilat kanë dalë pa asnjë dokument justifikues.
Në Prill të vitit 2014, agjencia turke ?Tika? i dhuroi Bashkisë Kukës rreth 200 konteinerë për mbetjet urbane të këtij qyteti, me vlerën prej 350.00 eurosh.
Vlera e dy urdhrave të shpenzimit për tenderin e zhvilluar për 200 konteinerët është 5988000 lekë.
Fletë hyrja, e cila korespondon me listën e materialeve të dhuruara nga Agjencia Turke ?Tika?, pasi është regjistruar në kontabilitet është çregjistruar pa asnjë gjurmë dhe është zhdukur si dokument, ndaj gjykohet se kjo fletë hyrje ka shërbyer për të bërë konfirmimin e marrjes në dorëzim të materialeve për këtë agjenci.
Gazetari i emisionit ?STOP? iu drejtua Bashkisë Kukës dhe komunikon me Sekretarin e Përgjithshëm, Bujar Muçmatën.
Gazetari- Si je?
Sekretari i Përgjithshëm ? Si dukesh? Ça bën?
Gazetari ? S?është kryetari?
Sekretari i Përgjithshëm ? Jo! S?është kryetari.
Gazetari ? Një çështje, që ka mbërritur në ?Stop?, në lidhje me disa shkelje me tenderat, me disa gjëra. Thjesht t?i verifikojmë. I kam unë të gjithë dokumentet këtu.
Sekretari i Përgjithshëm ? S?di çfarë të them.
Sekretari i Përgjithshëm refuzoi t?i përgjigjej gazetarit, ndaj ky i fundit tentoi disa herë të komunikojë nëpërmjet telefonit me kryetarin e Bashkisë Kukës, Bashkim Shehun. Pasi nuk iu përgjigj asnjë telefonate, gazetari i dërgoi një mesazh për ta informuar për prezencën e emisionit ?Stop? në Bashkinë Kukës. Kryetari iu përgjigj mesazhit, duke ia deleguar përgjegjësinë Sekretarit të Përgjithshëm, Bujar Muçmatës për t?iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit dhe ofroi gjithashtu mundësinë për t?iu drejtuar me shkrim Bashkisë, në mënyrë që të merrej një përgjigje zyrtare.
Por menjëherë pas këtij mesazhi, Policia Bashkiake tenton të nxjerrë jashtë stafin e emisionit ?Stop?.
Polici 1 ? Thashë na kanë dhënë urdhër, thashë.
Gazetari ? Për çfarë ?
Polici 1 ? Pa autorizim, mos me leju kënd, gazetar.
Polici 2 ? Shoku, ke mundësi me dal jashtë? Pini një kafe aty.
Gazetari ? Do ta sjellësh sekretarin jashtë?
Polici 2 ? Po! Ta bi jashtë unë.
Polici 1 ? Po, mor burrë!
Gazetari- Sigurtë?
Polici 1 ? Po, mor burrë!
Gazetari ? Sigurtë?
Polici 2 ? Sigurtë, mo vëlla!
Polici 1 ? Vetëm prisni aty! Ja u sjellim sekretarin poshtë.
Gazetari ? Gjithsesi, ky është institucion. Ne jemi institucion. Aty nuk shkruhet: ?ndalohet hyrja e gazetarëve?.
Në pamundësi për të komunikuar me Sekretarin e Përgjitshëm brenda ambjenteve të Bashksië Kukës, gazetari e telefonon disa herë, por nuk mori asnjë përgjigje.
Gazetari vijoi investigimin dhe theksoi se dy raportet e Auditit janë të datës 15 Janar 2016, por në Prokurorinë Kukës janë paraqitur 6 muaj me vonesë. Bashkia Kukës, e përfaqësuar nga kryetari Bashkim Shehu, më 12.07.2016, bëri një kallëzim penal ndaj ish ? Drejtorit Ekonomik, Ish ? Drejtores së Konviktit ?20 Dëshmorët?, si edhe ish ? edukatores së këtij konvikti, duke kërkuar fillimin e procedurave për ushtrimin e ndjekjes penale daj tyre.
Gazetari i emisionit ?STOP? u interesua pranë Prokurorisë rreth kësaj çështje.
Sekretari, Prokuroria Kukës ? Këtë material e ka trajtu Prokuror Edmond Kariqi.
Prokuror Edmond Kariqi mori çështjen e kallëzimit penal ndaj tre personave, por çoi vetëm një prej tyre në Gjykatë.
Sekretari, Prokuroria Kukës ? Ne kemi dërguar çështjen në gjyq me sa di unë. Kjo Fatmira Hasanaj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës pushoi çështjen ndaj Fatmira Hasanajt, personit të vetëm të ?përzgjedhur? nga prokurori Kariqi.
Gazetari i emisionit ?STOP? komunikon me prokurorin Edmond Kariqi për ta pyetur nëse e ka apeluar pezullimin e çështjes.
Prokurori Kariqi ? Ne nuk na lejohet të bëjmë komente dhe biseda telefonike. Të lutem shumë, më ndje pak që të jem edhe unë në rregull me punën time.
Pra, çështja e korrupsionit të evidentuar nga Drejtoria e Auditit në Bashkinë Kukës, ku informacionet, dokumentacionet dhe të dhënat ishin të qarta për të investiguar rreth dëmit dhe skemave ekonomike të mashtrimit, pushohet nga Prokuroria dhe Gjykata.
?Fillimisht jemi përkrahur nga kryetari i Bashkisë, por më vonë se çfarë ndodhi, nuk e di. Kryetari filloi sulmin pse kisha kërkuar masa të tilla. Arsyet vetëm ai i di. Çuditërisht më datë 2 Tetor nxjerr një urdhër trasnferimi, ku thuhet: ?Urdhëroj lirimin nga detyra të Drejtorit të Auditit të Brendshëm për performancë të dobët në punë dhe emërim si Specialist i Ndihmës Ekonomike dhe Aktivist pranë Njësisë Administrative Arrën, në Bashkinë Kukës.? Tani këtë performancën e dobët kryetari s?e ka matur dot. Auditimi i Jashtëm, kontrolli i lartë i shtetit, ka bërë një auditim në Bashkinë Kukës dhe ka nxjerrë dokumentin përkatës, të cilin unë e disponoj. Aty në asnjë rrjesht nuk flitet për performancë të dobët, por të gjitha veprimet janë bërë konform ligjeve?, shprehet i revoltuar Dilber Bakalli, i cili e refuzoi punësimin në Arrën, që gjendet 4 orë larg Kukësit.
Ndaj kryetari i Bashkisë Kukës e liroi nga detyra Dilberin, veprim të cilin denoncuesi e cilëson si sulm të padrejtë dhe hakmarrje. /tvklan.al
Që kur u bë e famshme në Shqipëri nga lidhja e më pas martes...
Përpos faktit që të dy janë këngëtarë, deri më sot asgjë tje...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, deklaroi sonte në emisio...
“ A ishte e përgatitur Prokurorja e Përgjithshme si prokuror...
Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, në emisionin “Stu...
Revista “Maxim” ndryshoi jetën e një vajze me fat që do të k...
Nga Mero BazeLulzim Basha ka një sjellje prej adoleshenti, k...
“Nuk ka asgjë të keqe që liderët politikë të ulen në tryezë ...
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu e ftuar në emisio...
Ish-ministrja e Integrimit, një herësh ish-deputete e Partis...
E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, ish-ministr...
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ishte e ftuar në...
Teksa ka vijuar komentimin e situatës aktuale të Partisë Dem...
Një defekt në tubacionin kryesor DN 700 mm në Durrës, ka bër...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, e ftuar...
Nga ARTUR AJAZIInstituti Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetso...
Dhoma Përfaqësuese e Shteteve të Bashuara gati unanimisht e ...
I ndodhur në studion e emisionit “Fakt” kryetari i Partisë D...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i ftuar në rubr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbrojtur al...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...