Skandali/ Abuzimi financiar në Bashkinë Kukës dhe hakmarrja ndaj denoncuesit
Dilber Bakalli, ekonomist me eksperiencë 35 – vjeçare, ka pu...
Banorët e Lagjes Nr. 3 në Cërrik iu drejtuan emisionit ?Fiks Fare?, pasi rrezikojnë të përmbyten nga lumi Shkumbin, së bashku me shtëpitë e tyre 100-vjeçare.
Në datën 25 prill të vitit 2017, Këshilli Kombëtar i Ujit ka miratuar vendimin që i jep leje këtij subjekti të rehabilitojë zonën.
?Jemi këtu prej 100 vitesh. Përmbytemi vazhdimisht, por reshjet e fundit e kanë vështirësuar situatën. Gjithmonë përpara zgjedhjeve kanë ardhur përfaqësues politikë, na kanë premtuar, i kemi votuar, por asgjë s?kanë bërë?, shprehet një nga banorët e zonës.
Një tjetër thotë se firma ?Vëllezërit Sherifi? ka mbi 10 vite që gërryen dhe vazhdon ta bëjë, pasi askush s?e ka ndaluar.
?Shiheni, kjo është shtëpia ime e vjetër e ndërtuar 100 vite më parë. Këtu jemi në lagje, por realisht shihni ku ka arritur uji, është e frikshme?, shprehet një zonjë, banore e Cërrikut.
?Fiks Fare? iu drejtua Ministrisë së Bujqësisë. Sipas përgjigjes zyrtare, firma ?Vëllezërit Sherifi sh.p.k? ka marrë një leje rehabilitimi, e cila është miratuar në datën 25 prill të vitit 2017, sipas së cilës ajo është e detyruar të rehabilitojë zonën, të investojë në mbjelljen e 1.000 pemëve të tipit plep dhe shelg, si dhe të krijojë një trup mbrojtës në shtratin e lumit.
Po sipas kësaj përgjigjeje zyrtare, rehabilitimi do të kryhet gjatë të gjithë vitit, për një periudhë 5-vjeçare. Për zbatimin e këtj vendimi është ngarkuar Agjencia e Basenit Ujor Shkumbin, Elbasan.
?Fiks Fare?, pasi konstatoi në terren se rehabilitimi nuk është nisur nga kompania, iu drejtua Agjencisë së Basenit Ujor Shkumbin, Elbasan. Ky institucion, nëpërmjet dy përgjigjeve zyrtare tha se ky subjekt nuk po kryen rehabilitim në lagjen e çamëve, pasi zona e përcaktuar për rehabilitim është zona e Muriqanit, në kundërshtim me vendimin, i cili përcaktonte qartë se lagjja e çamëve duhej t?i nënshtrohej rehabilitimit.
Zona e rehabilitimit është spostuar 1.4 km larg lagjes së banuar, pasi Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, konkretisht Drejtoria e Hidrogjeologjisë, nëpërmjet një shkrese zyrtare i është drejtuar firmës, ku thuhet se në këtë zonë nuk mund të kryhet rehabilitimi, pasi aty ndodhet kaptazhi që furnizon me ujë të gjithë qytetin e Cërrikut. Nëse ndërhyhet në këtë pjesë ka rrezik që të mund të dëmtohet.
Agjencia e Basenit Ujor Elbasan tha për ?Fiks Fare? se do të inspektojë në terren për të parë sesi subjekti po e zbaton projektin rehabilitues. Më pas, ABU do të marrë masa duke ia përcjellë informacionin Prefektit të Qarkut Elbasan, si dhe Këshillit të Basenit Ujor Shkumbin.
Po kjo agjenci pohoi se, parashikohet që në mbledhjen e radhës të KBU Shkumbin të futet në rend të ditës anulimi i vendimit të dhënë për subjektin. Duket kontradiktore, pasi edhe pse inspektimet ende s?janë kryer, KBU do të anulojë vendimin e dhënë për subjektin.
Pra, vet institucionet e lejuan këtë firmë të gërryente materiale inerte edhe në zonën e kaptazhit, e vet institucionet thonë tani se në këtë zonë ndërhyrja për rehabilitim është e pamundur. E ndërsa askush s?mban përgjegjësi, banorët e Lagjes Nr. 3 në Cërrik rrezikojnë të mbeten në qiell të hapur./TCH
Dilber Bakalli, ekonomist me eksperiencë 35 – vjeçare, ka pu...
Që kur u bë e famshme në Shqipëri nga lidhja e më pas martes...
Përpos faktit që të dy janë këngëtarë, deri më sot asgjë tje...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, deklaroi sonte në emisio...
“ A ishte e përgatitur Prokurorja e Përgjithshme si prokuror...
Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, në emisionin “Stu...
Revista “Maxim” ndryshoi jetën e një vajze me fat që do të k...
Nga Mero BazeLulzim Basha ka një sjellje prej adoleshenti, k...
“Nuk ka asgjë të keqe që liderët politikë të ulen në tryezë ...
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu e ftuar në emisio...
Ish-ministrja e Integrimit, një herësh ish-deputete e Partis...
E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, ish-ministr...
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ishte e ftuar në...
Teksa ka vijuar komentimin e situatës aktuale të Partisë Dem...
Një defekt në tubacionin kryesor DN 700 mm në Durrës, ka bër...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, e ftuar...
Nga ARTUR AJAZIInstituti Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetso...
Dhoma Përfaqësuese e Shteteve të Bashuara gati unanimisht e ...
I ndodhur në studion e emisionit “Fakt” kryetari i Partisë D...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i ftuar në rubr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...