web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dosja “Shullazi”/ Gjykata thërret të dëshmojë ish-ministrin Tahiri

3 Tetor 2017, 08:47, Aktualitet CNA

Javën tjetër, Gjykata ka thirrur të dëshmojë në lidhje me çështjen ?Shullazi? ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Ish-ministri i Brendshëm, ka dhënë dëshminë e tij edhe më herët në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar lidhur me çështjen kundër Emiljano Shullazit dhe mënyrën se si i ka mësuar kërcënimet që Shullazi i ka bërë rektorit Mynyr Koni dhe rektorit Dhore Kule gjatë procesit të zgjedhjeve në universitete dhe se ç?masa mori për këtë çështje.

Mësohet se javën tjetër do të dëshmojnë edhe Manyr Koni dhe Dhori Kule.

Në seancën e sotme, dëshmoi biznesmeni Adriatik Kërçuku, pronat e të cilit janë dëmtuar me eksploziv. / CityNews





Lajmet e fundit nga