web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga: Zef ZEFI/Republika e kanabistanit

4 Prill 2017, 18:09, Aktualitet CNA

Komiteti Qëndror i Maviut Byroja Narkotike/ Lënda: REZOLUCION URGJENT (me përdorim të brendëshëm) drejtuar të gjitha berthamave, celulave, organizatave bazë dhe organizatave të masave të maviosura. Komunistë të rilindur, socialistë të maviosur e “qelbësira” të mbarë “kanabi-stanit”; siç keni mësuar nga “kazanët” është e vertetë se “bastuni” ynë mbi të cilin u mbështetëm prej katër vitesh, u thye.

Kjo si rezultat i presionit borgjezo-revizionist, karakterit (lëndës) të tij të dobët dhe armikut të brendshëm, ra papritur në prehërin e oportunizmit dhe të armikut të kllasës. Por nuk ka vend për alarmizëm as panik.

Vetë historia jonë e ndritur 76 vjeçare, na mëson se partia tonë nuk është hera e parë që është gjetur në situata të tilla dhe i ka përballuar ato me sukses.

Kujtoni pak “likujdimin që ju bëmë Sadik Premtes, Zai Fundos e kompani…” kujtoni “pllenumin e Beratit”, “eleminimin e Koçi Xoxes, pushkatimin e 16 deputetëve agjentë të Perëndimit, puçistëve të Beqir Ballukut-mut muti,” “shkatërrimin e Hrushovit në mbledhjen e 81 partive,” “fshirjen e klerikëve veçanërisht atij katholik,nga faqja e dheut tredhjen që ju bëmë Ngjelave, Lubonjërave, për të ardhur tek kryepoliagjenti Mehmet Shehu, Kadri Hazbiut e kompani.

Shokë komunistë, kanabistë, mavistë, mos harroni kur “antikomunistët” në vitet 90 na dolën sheshit si “trima” per të na marrë pushtetin. Më pas daljen e “caristëve” të sakatuar prej burgjeve, kujtoni panikun që ju zuri kur edhe na e morën pushtetin, por Partia tonë u riorganizua nga fundi i ferrit bashkë me aleancat tona “emergjente të hershme” në 97-ën si në betejat epike, permes lumenjve te gjakut e lotëve jua mori pushtetin “shpellarëve, burgagjinëve, dhe kapitullantëve.” Shokë komunistë, socialistë e mavistë trima, sot Partia tonë është më e fortë se asnjëherë, ndersa Europistat, Trump-istat të brejtur nga kontradiktat e brendëshme, janë më të dobët se kurrë.

Aleatët tanë, djepi i partisë sonë Beogradi, Kremlini, Stamboll si dhe “sorosi internacionalist” per të mos shkuar më tej në Azi apo Afrikë, nuk do të na lënë asnjëherë në baltë. Sot dhe vetëm sot në sajë të mikut tonë kozmopolit, dhe heroit kanabist, Tahir begut, në “arkën” e liderit dhe te Partise tonë gjendet një pasuri prej mbi 6 miliard dollarësh, me të cilët blihen jo 1 milion vota apo tre kater amabsadorë, 3-4 tv, po dhe Italinë e greqinë bashkë.

Partia tonë nuk trembet nga armiqtë as tradhtarët, përkundrazi ju jep plumbin ballit. “Vdekje e popullit, liri komunizmit” Përqafime të ngrohta. “Maviu” dora vetë (Ps. lexoje shpërndaje, mos ia dorëzo armikut) .





Lajmet e fundit nga