Përplasjet me Llallën/ Ja letra e Shkëlqim Hajdarit drejtuar Nishanit
Në letër Hajdari shpreh edhe zhgënjimin për reagimin e Nisha...
Akuzat se bashkëshortja e kandidatit republikan për president Melania Trump e kopjoi fjalimin e saj nga një që Michelle Obama mbajti në konventën e Partisë Demokratike në vitin 2008 kanë ngritur pyetje të reja mbi besueshmërinë e fushatës së Trump.
Skandali ngriti gjithashtu dyshime mbi faktin nëse të dhënat zyrtare të jetës dhe arsimimit të Melania Trump në atdheun e saj Slloveni janë apo jo plotësisht të vërteta.
Një kërkim i të dhënave publike në Slloveni dhe një intervistë me biografin e saj ngrenë dyshime se pretendimi i saj për pasjen e një diplome universitare mund të jetë i rremë.
Biografia zyrtare e Melania Trump thotë se ajo u diplomua për arkitekturë dhe dizajn në një universitet në Slloveni.
Universiteti i Lubjanës nuk jep informacione nëse Melanija Knavs ? siç ajo njihej në Slloveni ? kishte marrë apo jo një diplomë për shkak të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale që ekziston në këtë vend.
Por biblioteka virtuale sllovene Cobiss ? e cila mban të gjitha të dhënat publike përfshirë edhe punët finale akademike ? nuk ofron asnjë rezultat për Melanija Knavs.
Ajo që të bën gjithashtu të dyshosh është fakti që ajo pretendon se ka një diplomë në arkitekturë dhe dizajn, kur në Slloveni nuk ka një fakultet arkitekture dhe dizajni.
Studentët mund të studiojnë arkitekturë në Fakultetin e Arkitekturës ose dizajn në Akademinë e Arteve të Bukura dhe Dizajnit ose në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Inxhinierisë. Por jo të dyja njëherësh.
Igor Omerza, një nga dy autorët e librit Melania Trump ? Historia e brendshme ? Nga një fshat komunist slloven në Shtëpinë e Bardhë, këmbëngul se ajo nuk e përfundoi universitetin.
?Pas shkollës së mesme, ajo u regjistrua në universitet, frekuentoi vitin e parë për arkitekturë, por nuk e përfundoi kurrë,? tha Omerza për BIRN.
?E keni parasysh, ajo ishte një vajzë e bukur dhe studentët e tjerë e mbajnë mend që ajo frekuentoi vitin e parë, por nuk i përfundoi kurrë studimet. Ajo thjesht u zhduk nga fakulteti dhe filloi karrierën e saj në biznesin e modës,? tha ai.
Kjo duket se konfirmohet nga artikujt e gazetave nga vitet 1990.
Njëri prej tyre, i titulluar ?Duke vizituar Melanija Knavs në Paris?, u botua në vitin 1998 në gazetën sllovene Slovenske novice.
Artikulli flet për një grup gazetarësh që shkojnë në Paris për të marrë pjesë në xhirimin e një reklame për një produkt slloven me Melanija Knavs, e cila në atë kohë ishte një modele 28-vjeçare.
Knavs bëri një bisedë të shkurtër me gazetarët dhe u tregoi atyre pak për karrierën e saj si modele dhe arsimimin e saj.
Gazetari i Slovenske novice raportoi:. ?Ajo përfundoi dizajn industrial në Lubjanë në një shkollë të mesme për dizajn. Më pas ajo u regjistrua në Fakultetin e Arkitekturës, por nuk arriti të diplomohej pasi kishte gjëra shumë më joshëse për të bërë: të punonte në botën e modës.?
Ajo u citua gjithashtu në një tjetër artikull në vitin 1998, të titulluar ?Gjuha sllovene është si një këngë? dhe që u botua në Nedeljske novice.
?Lindja në Sevnica. Më pas përfundova shkollën e mesme për dizajn në Lubjanë dhe pas kësaj u regjistrova në Fakultetin e Arkitekturës. Nuk e përfundova fakultetin, sepse isha më e interesuar të punoja si modele,? i tha ajo gazetarit Nedeljske novice.
Omerza e akuzon më tej Melania Trump se ka zbukuruar të vërtetën për origjinën e familjes së saj. Ai tha se ajo është shprehur që nëna e saj ishte stiliste mode dhe i ati menaxher.
?Në fakt, mamaja e saj ishte rrobaqepëse dhe i ati mekanik dhe shofer profesionist, i cili pas vitit 1990 ngriti kompaninë e tij, por nuk ka qenë kurrë menaxher,? rikujton Omerza.
?Duke ditur faktin që vetë Trump i drejtohet shtresës punëtore, nuk e kuptoj pse e fshehin të vërtetën kur ajo mund të përdoret si avantazh,? shtoi ai,
Ndërkohë, akuzat për plagjiaturë që shkaktoi fjalimi i saj në konventën e Partisë Republikane këtë javë janë pritur me humor në Slloveni.
Në lidhje me zbulimet se gjatë viteve të fundit disa anëtarë të elitës politike të vendit janë prirur për plagjiaturë në fjalimet e tyre dhe në tezat e tyre universitare, disa njerëz bënë shaka duke thënë se të paktën Melania Trump ?po i qëndron besnike origjinës së saj sllovene?./BIRN
Në letër Hajdari shpreh edhe zhgënjimin për reagimin e Nisha...
Ish-ministri i Brendshëm, njëherazi deputeti demokrat Flamur...
Së fundmi në rrjetet sociale ka qarkulluar kjo foto,ku duket...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar vendimin e shefit...
Takova një grup banorësh në fshatin Bërzhitë të Tiranës mbrë...
Pokemon Go është loja e momentit që ka bërë për vete me mili...
Mbështetësit e LSI-së duket se shfrytëzojnë cdo rast për të ...
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në autostradën Tir...
Të shtëna me armë raportohen të kenë ndodhur në një qendër t...
Delegacioni i Bashkimit Evropian ka festuar sot miratimin e ...
Nisi me daten 21 korrik 2016 dhe perfundoi me daten 22.07.20...
Një operacion i policisë italiane në rajonin e Piemontes ka ...
Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha ka patur një bis...
Banka e Anglisë ka qenë e qartë se lehtësimi i politikës mon...
Kryeministri Edi Rama njoftonte përmes rrjeteve sociale se d...
Rivaliteti mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut ka qenë tepër ...
Pas 128 viteve është zbuluar vajza e re së cilës piktori i f...
Kuvendi miratoi me konsensusin më të madh të mundshëm reform...
Në fillim të ditës të premte (22.07) pothuajse gjysmë ore pa...
Nuk kishte si t’i shkonte më mbarë Donald Trumpit! Problemet...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...