Energjia/ Kostot rriten me rreth 48%
Një nga problemet e bizneseve të turizmit, sipas Shoqatës Sh...
100 shkrime gazete jan tmerr. 100 fjalime parlamentare jan llaftar. 100 muhabete kafeneje të kallin në varr. Ja 100 metra qef. Dyqane, restorante, minimarkete, kthesa, gardhe, dredha, shkallë, pragje, në një koklavitje marramendëse si truri i shqiptarit. Tetë kazanë mbeturinash, tetë Hamletë dyshimtarë të heshtur që zbrazen disa herë në ditë janë prova se në këto 100 metra rrugë shumë konsumohet dhe shumë qef bëhet. Agjenci udhëtimesh që të çon ku ta dojë kokrra e qefit, nga Poli në Pol dhe rretheqark ekuatorit, edhe në zgëqet më të humbura të planetit. Përballë agjencisë, dy supermarketa. Kaq makina të shtrenjta sa ka në këto 100 metra nuk i ka Shkupi. Pallate të reja banimi me apartamente moderne me çmime sa te Londrës. Disa Butik. Disa piceri me furrë druri. Dyqan bulmeti me pafundësi djathrash, qumshtash, gjalprash, me apo pa yndyrë, nga veriu apo jugu, si t?i duash. Agjenci imobiliare. Në kafenetë më elegante se të Milanos dhe Romës hyjnë e dalin shqiptarë të shëndetshëm veshur hijshëm që nuk dallojnë aspak nga qytetarët e Europës dhe Amerikës. Nga një rrugicë anësore vjen zhurma e një matrapiku. Po hapin kanale për fibra optike. Në picerinë italiane duhet të ngjitesh me ca shkallë të përdredhura si të xhamisë. Brenda lokaleve ka pak klientë. Epo shqiptarët e sotëm nuk janë turmë, nuk janë kallaballëk, që të shtyhen edhe në restorant, janë Zotërinj. Një grek gjysëm i dehur tërheq përdore një fëmijë grindavec. Disa emigrantë flasin një italishte katastrofike tragetesh. Dy të rinj nordikë leshverdhë me çanta në kurriz nga ata që i bien botës rrotull m këmbë, nguten për kushedi se ku, ndoshta për në Pakistan ose Kinë. Një Benz i madh xhiron rrotat duke i kallur tmerin miletit me tym dhe fëshkëllima. Dy grataçiela kanë vënë në mes një hotel me katër yje sikur e kanë arrestuar dhe po e shoqërojnë në Komisariat. Aroma deodorantësh dhe parfumesh të shtrenjta njësoj si në qëndrat e metropoleve të botës. Kalojnë me ngut vajza barkzbuluara me pantallona xhins frikshëm të shkurtëra që u dëshmojnë me përpikmëri rrënqethëse një nga gjërat më të bukura që ka mundur të bëjë Perëndia; vithet e femrës. Dy gra i thonë njëratjetrës; S’kan turp me këto xhinse. Nuk janë të sinqerta. E kanë nga zilia dhe dëshpërimi që në kohën e tyre të tilla pantollona nuk kanë mundur t?i mbathin. Disa minimarkete ku mund të gjesh gjithçka që hahet dhe pihet. Sherrin për një parkim vjen e qetëson një polic i sjellshëm. Tre Perri flokëlëshuara të nxira kapur përdore. Perrive u ka zënë rrugën një qefli i papërmbajtur që po u mban mbi trotuar një leksion tepër të rëndësishëm; Vajza, ma hoqët trurin me këto kërthiza si kratere vullkanesh që brenda ndryjnë llavën e zjarrtë. Fundshpinat tuaja më bëjnë të dridhem si purteka. Më erren sytë kur përfytyroj çfarë mbulojnë kanotierat tuaja. Secila prej jush, është nga një univers më vete ku ka gjithçka; dete, oqeane, male, kodra, brigje, pllaja, lugina, rrafshulta, rrafshnalta, shkurre, pyje, fusha të mbjella, vreshta, përrenj, lumenj, liqere, ujvara, shumë qiej, shumë drita shumë ngjyra, shumë kaltërsira, shumë qefe. Por ka një problem. Mungon gjysma. Ku j?u çon mushka pa tigrat, luanët, meshkujt ? Perritë me pantallona si breçka dhe gjysmat e sisëve përjashta shpërthejnë në një niagarë të qeshurash, dhe zhduken mes dritave dhe reklamave. Kalojnë me zhurmë katër motocikleta të mëdhaja me nga një djalë dhe një vajzë me skafandra. Dikush që e ka lënë Tojotën shtrembër dhe ka ikur, ka shkaktuar pikëllimin e dikujt tjetër që ngutet për diku, ndoshta në ndonjë takim sentimental, dhe shan dhjetë breza atë të Tojotës që i ka bllokuar daljen. Në një restorant një këngëtare lokale po këndon me një zë të pjerdhur ?Baila Morena?. Këtu në këtë muzg, jodi, kripa, flladi, valët e detit, retë e qiellit, mpleksen aq skëterrshëm sa po s’qe i fortë edhe mund të çmendesh. Tek një hotel si kështjellë përfundojnë këto 100 metra Liri, 100 metra shpresë, 100 metra jetë, 100 metra qef.
100 metra qef

Ndrec Mark Zefi u pushkatua 65 vite më parë nga regjimi komu...
Policia e Gjirokastrës arrestoi dy persona dhe sekuestroi 16...
Këto janë kushtet që janë denoncuar në rrjetet sociale në sp...
Reforma e Drejtësisë do të kalojë vetëm me konsensus politik...
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti në një tak...
Nëpërmjet kutive të bojrave të makinave, modifikimit të pjes...
Grabitja e parave të një banke të nivelit të dytë në Rinas k...
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ka ...
Meqë uji është me orar, gjatë kohës që ai nuk vjen, lavamani...
Dritan Sula është zgjedhur Kryetar i degës së Partisë Demokr...
Gazetari ynë në terren në Gji te Lalzit, Doshe Dragoti na nj...
Në dhjetor 2015, kreu i dyshuar i një organizate të trafikut...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj nuk e bën kurrë dysh fjal...
Partia Demokratike denoncon zvarritjen 3 vjeçare të punimeve...
Polici greke ka zbuluar një parcelë me lëndë narkotike në nj...
Policia Bashkiake e Tiranës ka kapur në flagrancë një elemen...
Mbrëmjen e djeshme policia njoftoi se si pasojë e një akside...
Lalzi do të ketë urgjencën mjekësore përgjatë sezonit turist...
Disa nga mediat raportuan mbi një takim sekret në Vjenë mes ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...