Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në orën gjashtë të çdo mëngjesi, një autobus i gjelbër në linjën 543, që lidh dy lagje të kryeqytetit indian, del nga depoja e Korporatës së Transportit të Delhit. Ai duket si secili prej 5.000 autobusëve publikë, që mundohen të mbërrijnë në destinacion, duke tejkaluar furgonë, kamionë, biçikleta, vetura, e nganjëherë edhe elefantë. Por, në timonin e tij është Saritha Vankadarath, femra e parë që nget një autobus në këtë qytet me 17 milionë banorë. Vankadarath e ka filluar punën gjatë muajit të kaluar dhe, me përjashtim të derës që bllokohet herë pas herë dhe smogut toksik të Delhit, nuk është përballur me ndonjë vështirësi të madhe.
?Disa pasagjerë befasohen kur më shohin?, ka thënë Vankadarath. ?Por mendoj se të gjithë ndihen të sigurt me një shofere. Shumë njerëz më bëjnë komplimente teksa dalin nga autobusi, duke thënë: ?Ke ecur shumë mirë??.
Përpjekja për angazhimin e femrave shofereve është pjesë e një fushate të autoriteteve për të luftuar ngacmimin e përhapur seksual në autobusë dhe në transportin publik në përgjithësi. Delhi është qyteti i katërt më i rrezikshëm në botë për gratë që përdorin transportin publik, është bërë e ditur përmes një studimi të paradokohshëm. Vetëm Bogota, Mexico City dhe Lima konsiderohen të jenë më të këqija sesa kryeqyteti indian. Përdhunimi dhe vrasja e një 23-vjeçareje, e sulmuar në një autobus në dhjetor të 2012-s, pati nxitur mllef dhe protesta në mbarë Indinë, teksa mijëra njerëz kishin dalë nëpër rrugë, duke kërkuar ligje më të ashpra, punë më strikte policore dhe transport më të sigurt publik. Organizata e Kombeve të Bashkuara i kërkoi Indisë, shteti i dytë për nga madhësia në botë, t?u ofrojë siguri femrave. Gruaja ishte sulmuar në një autobus privat të palicencuar, derisa ajo dhe miku i saj ktheheshin nga kinemaja, pasi që kishin shikuar një film, në jug të kryeqytetit indian. Në një incident gjatë vitit të kaluar, dy vajza janë përgëzuar, pasi që u kanë bërë ballë të rinjve, të cilët po i ngacmonin në një autobus që lidh dy fshatra, rreth një orë larg Delhit. Femrat ankohen për shkak të ngacmimeve me fjalë dhe gjeste. ?Ata të prekin apo thonë gjëra, apo thjesht të shikojnë tërë kohën?, tregon Ayesha Shah, studente 20-vjeçare e mjekësisë, derisa priste autobusin në lindje të Delhit. ?Po qe se e respektojnë femrën shofere, mbase do të respektojnë edhe pasagjeret?.
Shoqëri konservatore
India mbetet shoqëri tejet konservatore, por në qytete kanë ndodhur ndryshime rapide gjatë viteve të kaluara, teksa është rritur numri i grave që punojnë dhe udhëtojnë të pashoqëruara. Vankadarath ka thënë se ?me aq shumë dhunë kundër femrave këto ditë, ato duhet të çohen në këmbë?.
?Po mundohem që punën time ta kryej mirë dhe shpresoj që në këtë mënyrë do të jem inspirim për femrat e tjera. Kështu në të ardhmen do të ketë më shumë femra që do të kryejnë punë, të cilat deri më tani janë kryer gjithnjë nga burrat. Kur më shohin mua, udhëtaret ndihen më të sigurta. Shumë prej tyre ma kanë thënë këtë dhe më kanë përgëzuar. Ato thonë se gratë përballen vazhdimisht me ngacmime nëpër autobus, kështu që një shofere thjesht i lehtëson gjërat?.
Zyrtarët indianë të transportit kanë bërë të ditur se kishin botuar shpallje në gazetat lokale, përmes të cilave kishin kërkuar kandidate femra. Shtatë veta ishin paraqitur dhe pesë kandidate ishin ftuar për intervistë, ndonëse katër prej tyre nuk e kishin kaluar ekzaminimin mjekësor. Vankadarath iu nënshtrua një trajnimi që zgjati katër javë, derisa iu desh një ditë që ta mësonte rrugën.
Histori e zakonshme në Delhi
Ndërkohë, historia e saj, me gjithë profesionin e pazakonshëm, është histori e miliona njerëzve të tjerë ? burra dhe gra ? në Delhi. Vankadarath vjen nga një fshat, rreth 900 milje larg, në një cep të izoluar të shtetit të varfër jugor indian, Telangana. Duke qenë vajza më e vogël e familjes, ajo e braktisi shkollën në moshën 16-vjeçare, për ta vozitur furgonin e babait të saj, i cili u sëmur. Ajo siguroi mjaft para për ta paguar shërimin e tij dhe martesën e njërës prej motrave.
Ajo pastaj erdhi në Delhi, vendin që ka mbledhur një numër tejet të madh të njerëzve nga viset rurale, të cilët mundohen t?i shpëtojnë varfërisë së skajshme të pjesëve të tjera në Indi. Vankadarath tani fiton rreth 300 euro për çdo muaj, për 48 orë pune në javë.
Me gjithë përpjekjet e autoriteteve për të angazhuar një numër sa më të madh të femrave shofere, problemet janë të shumta. Në shpalljen e paradokohshme në shtetin indian Andhra Pradesh për më shumë se 4.500 vende pune për femra shofere, nuk u paraqit as edhe një kandidate e vetme. Një zyrtar ka thënë se arsyeja mund të ketë qenë kriteri për gjatësi, si dhe kritere të tjera të ashpra.
Kolegët e rinj të Vankadarathit kanë qenë përkrahës të fuqishëm të saj.
?Ndihemi shumë mirë që kemi një shofere në mesin tonë. Do të donim që të na bashkohen më shumë shofere?, ka thënë Rajinder Singh (58), që vozit autobusë në Delhi që nga viti 1982. ?Shumë pasagjere thonë se do të dëshironin të kenë një shofere. Këshilla ime për të do të ishte: mbaje kokën lart. Mos fol me pasagjerë dhe mos u fut në zënka me ndonjë prej tyre. Thjesht kryeje punën dhe dije se je duke i kryer një shërbim të madh shoqërisë?.
Mungesa e dukshme e investimeve për dhjetëvjeçarë të tërë ka bërë që sistemi i transportit publik në Delhi të jetë tejet i papërshtatshëm, me gjithë sistemin e ri të metrosë, që është duke u zgjeruar. Ky sistem ka vetëm 4.500 autobusë. Kryeqyteti britanik, Londra, ka dyfishin e kësaj shifre, derisa ka përgjysmë më pak banorë. Rritja drastike e numrit të veturave në Delhi gjatë dhjetëvjeçarëve të kaluar ka bërë që qyteti të përballet me ndotjen më të rëndë të ajrit në botë.
Vankadarath e sheh veten si inspirim për femrat në mbarë Indinë.
?Thjesht dua të them: nëse një grua do që të bëhet dikush, atëherë edhe mund të bëhet. Burrat dhe gratë janë të barabarta dhe gjithnjë do të duhej të jenë të barabartë, në secilën sferë të jetës. Gratë e kanë kapacitetin dhe forcën për të bërë gjithçka. E tëra që u duhet është të jenë të guximshme?.
Kanë zbuluar se janë motra në një kurs letërsie në Universit...
Një person i cili u deh në SHBA për të harruar mërzinë e hum...
Ka mbërritur një dekadë kur duhet të pranojmë se mediat soci...
Gratë të cilat bëhen nënë në një moshë të madhe kanë më shu...
E SHEH PER HERE TE PARE NUSEN NE DASME, BURRI KERKON DIVORC!...
Një grua nga Jordania ka rrëfyer se mjekët i kishin harruar ...
Një grua indiane ka lindur një vajzë lëkura e së cilës duket...
Një 30 vjeçar mori një kartolinë me rastin e ditëlindjes së...
Hakmarrje ndaj meshkujve? Edhe mundet. Por portali BuzzFeed ...
Në vitin 1981, një grup ushtarësh nga toga e Drojës në Laç s...
Falja duket se justifikon gjithçka por fjalët e ashpra të th...
Princi britanik, Harry deklaroi se shërbimi në Ushtri e kish...
Një burrë telefoni 911 për të kërkuar ndihmë pasi ishte kuj...
Makinave robot të ndërtuara posaçërisht nga Google, po u jep...
Nëse burrat vishen me të kuqe ajo bën që ata të duken të egë...
Duket se temat gay, janë pjesë e dritave të semaforëve në Vi...
Pilula e vogël blu e parapëlqyer nga e gjithë bota duket se ...
Të veshës një kostum nuk ndryshon mënyrën se si ju dukeni po...
Për mëngjarashët duket se bota është e padrejtë. Duke nisur ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...