web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Blejnë divanin për 20 dollarë, gjejnë 40 mijë dollarë të fshehura në të

9 Mars 2015, 09:06, Kuriozitete CNA

Kur bëhet pastrimi shpesh ndodh që të gjenden gjëra që mund të kenë humbur. Por tre të rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në New Paltz, iu ka ndodhur një surprizë edhe më e madhe, ata gjetën brenda një divani plot 40 mijë dollarë. Ata e kishin blerë divanin tek materialet e përdorura për vetëm 20 dolarë dhe duke e pastruar zbuluan një thesar të vërtetë. Lara, Cally dhe Reese gjetën fillimisht një zarf me 700 dollarë, ndërsa më tej duke kërkuar gjetën edhe disa zarfe të tjerë, me një vlerë totale prej 40 mijë dollarësh. Njëri nga zarfet ishte i mbushur me emra dhe mbiemra të shumtë, ndaj atyre iu desh të vendosnin se çfarë do të bënin, duke marrë vendim unanim për ti kthyer. Pas disa telefonatave të bëra, më në fund u arrit që të gjendej pronarja, një grua e ve, e cila i kishte lënë paratë mënjanë bashkë me të shoqin. Ndërkohë gjatë kohës që ajo ndodhej në spital me burrin e sëmurë, vajza e tyre e kishte shitur divanin për të krijuar hapësirë për një krevat për babanë e sëmurë.





14:45 Kuriozitete

Pema ne forme hunde

Kjo pemë e pazakonte është fotografuar nga një amator, i cil...

09:15 Kuriozitete

Të dashur me qera

Tregu më i madh kinez në internet, “Tobao”, ofron gjithçka: ...

Lajmet e fundit nga