web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Greva e Urisë/ Av. i Popullit kërkesë Ministrisë së Brendshme për të ndryshuar ligjin

5 Mars 2015, 14:54, Aktualitet CNA

Institucioni i Avokatit të Popullit ka dalë sot në disa përfundime lidhur me grevën e urisë që po zhvillohet nga studentët e mjekësisë. Sipas AP-së , legjislacioni Shqiptar nuk e njeh të drejtën e grevës së urisë ndaj ky institucion i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të hartojë një projektligj, pasi në këtë mënyrë do të mbulohej ky vakum ligjor.

Avokati i Popullit ka dalë në mbështetje të grevistëve duke thënë se është e drejta e tyre për të protestuar. Më tej AP shton se janë grevistët ata që vendosin kushte dhe u bën thirrje që këtë situatë ta menaxhojë mjekësia dhe jo policia.





Lajmet e fundit nga