Ronaldo zbarkon në SHBA, Portugalia me mision historik
Cristiano Ronaldo dhe kombëtarja e Portugalisë kanë mbërri...

Mbrojtësi i kombëtares së Zvicrës, Ricardo Rodriguez, po përgatitet të regjistrojë pjesëmarrjen e tij të katërt në një fazë finale të Kampionatit Botëror. 33-vjeçari, i cili aktualisht aktivizohet në rradhët e Real Betisit në Spanjë, është përfshirë në listën zyrtare të lojtarëve të përzgjedhur për këtë turne global, krahas emrave me përvojë si kapiteni Granit Xhaka dhe anësori Dan Ndoye.
Zvicra do të jetë pjesë e Grupit B, ku do të përballet me njërën nga vendet bashkëorganizuese, Kanadanë, si dhe me Bosnjë-Hercegovinën e Katarin. Përtej aspektit sportiv, karriera e Rodriguezit, me 137 ndeshje ndërkombëtare, është ndërtuar mbi tejkalimin e një sfide të rëndë shëndetësore që në momentin e lindjes.
Gjatë muajit të tetë të shtatzënisë së nënës së tij, kontrollet mjekësore zbuluan se Rodriguez vuante nga një hernie diafragmatike e lindur. Kjo anomali klinike kishte shkaktuar zhvendosjen e stomakut, shpretkes, mëlçisë dhe zorrëve drejt zgavrës së gjoksit, duke shtypur mushkëritë. Raportet mjekësore të asaj kohe i dhanë të porsalindurit vetëm 50 për qind shanse për të jetuar, çka bëri që ai t'i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente menjëherë pas lindjes.
Gjatë tri viteve të para të jetës, lojtarit iu desh t'u nënshtrohej kontrolleve të rregullta spitalore çdo gjashtë muaj dhe të shmangte infeksionet respiratore për shkak të ndjeshmërisë së lartë të sistemit të tij të frymëmarrjes.
Pavarësisht prognozave fillestare mjekësore që përjashtonin mundësinë e angazhimit të tij në sportin e elitës, Rodriguez u konsolidua si një nga mbrojtësit e majtë më të qëndrueshëm në futbollin europian. Ish-lojtari i Milanit dhe Wolfsburgut mban një rekord të veçantë me kombëtaren helvetike, duke mos humbur asnjë minutë lojë në tri edicionet e fundit të Kupës së Botës ku ka marrë pjesë. Në nivel klubesh, pjesë e biografisë së tij sportive janë fitimi i Kupës dhe Superkupës së Gjermanisë, si dhe shpallja si Futbollisti Zviceran i Vitit në vitin 2014.
Në sezonet e fundit, Rodriguez ka qenë pjesë e Real Betisit, me të cilët arriti deri në finalen e UEFA Conference League pak më shumë se një vit më parë, ku u mposhtën nga Chelsea. Në këtë Botëror, ai vjen si zgjedhja e parë e stafit teknik për krahun e majtë të mbrojtjes.
Cristiano Ronaldo dhe kombëtarja e Portugalisë kanë mbërri...
Pajisjet stërvitore të kombëtares së Anglisë janë vjedhur ...
E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi vazhdon të mbe...
Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka regjistr...
Brazili po përballet me një situatë të paqartë sa i përket...
Përballja e Grupit B në Kupën e Botës midis Kanadasë dhe B...
Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen Kanada-Bosnjë Herce...
Mesfushorit ganez Thomas Partey i është ndaluar hyrja në K...
Ralf Rangnick ka vendosur të refuzojë ofertën e Milanit dh...
Kombëtarja e Kanadasë do të zbresë në fushë për t'u përbal...
FIFA mund të zgjerojë numrin e kombëtareve në Botëror për ...
Bernardo Silva duket shumë pranë transferimit te Real Madr...
Në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europi...
Ceremonia hapëse e Kampionatit Botëror ka vendosur një rek...
Mohamed Salah pritet të jetë një nga emrat më të përfolur ...
Milan-i vazhdon kërkimet për trajnerin e ri, ndërsa së fun...
Koreja e Jugut ka mposhtur Republikën Çeke me rezultatin 2...
Franca hyn në Kupën e Botës si kombëtarja me ngarkesën më ...
Raul Jimenez ishte një nga protagonistët e fitores 2-0 të ...
Meksika e nisi me fitore Kupën e Botës, duke mposhtur Afri...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...