web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarr i madh në Kuçovë/ Rrezikohen disa banesa

18 Mars 2022, 20:08, Kronika CNA

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Kodrën e Matranasë në fshatin Perondi në qytetin e Kuçovës.

Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar disa banesa që ndodheshin pranë vatrës së zjarrit.

Fillimisht kanë qenë banorët e zonës ata që janë përpjekur të shuajnë flakët e para dhe kanë njoftuar zjarrfikësen.

Zjarrfikësit mundën të shmangin përhapjen e zjarrit drejt 7 banesave që rrezikoheshin.

Edhe pse flakët e zjarrit janë lokalizuar dhe nuk rrezikojnë banesat, gjithë territori do të mbahet në monitor për shkak të ndonjë riaktivizimi të mundshëm të vatrave të zjarrit nga era./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga