Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Rritet numri i viktimave
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Kryeministri armen, Nikoll Pashinian, pretendon se ka fituar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Armenisë.
Rezultatet paraprake e nxorën fituese partinë e tij, por koalicioni kryesor i opozitës hodhi poshtë rezultatin me pretendimet se kishte mashtrime në zgjedhje.
Bazuar në rezultatin paraprak të zgjedhjeve që u mbajtën më 20 qershor, partia e Pashinianit ?Kontrata Qytetare? fitoi 53.9 për qind të votave, ndërsa Aleanca e Armenisë e ish-presidentit, Robert Kocharian, mori 21 përqind.
“Populli i Armenisë i dha partisë sonë një mandat për të udhëhequr vendin dhe personalisht mua si kryeministër”, tha Pashinian në orët e para të 21 qershorit.
“Ne tashmë do të kemi një shumicë bindëse në parlament”, shtoi ai.
Ai ftoi mbështetësit e tij që të dalin në sheshin e Jerevanit.
Pak më vonë, aleanca e Kocharian tha se nuk do të njihte rezultatet, derisa të adresoheshin parregullsitë e pretenduara të procesit të votimit.
“Qindra të dhëna nga qendrat e votimit dëshmojnë për falsifikime të organizuara dhe të planifikuara”, tha blloku opozitar në një deklaratë.
Sondazhet e opinioneve para zgjedhjeve treguan se gara ishte e ngushtë midis partisë së Pashinianit dhe aleancës së sapo krijuar të Kocharian. Secila palë kishte rreth 24 për qind mbështetje të qytetarëve.
Qytetarë me të drejtë votë ishin 2.6 milionë ndërsa në zgjedhje morën pjesë 21 parti dhe katër koalicione.
Partive u duhet 7 për qind për të hyrë në parlament. Megjithatë, sipas ligjit në Armeni, nëse vetëm dy parti fitojnë ulëse, një parti e tretë mund të hyjë në parlament, pavarësisht kuotës.
Nëse mbesin këto rezultate paraprake atëherë partia e Pashinian do të ketë më shumë se 50 për qind të vendeve në parlament.
Zgjedhjet pasuan tensionet politike në këtë vend të nxitura nga humbja e forcave armene kundër Azerbajxhanit në luftën gjashtë javore të zhvilluar në vjeshtë të vitit 2020 mbi rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.
Opozita organizoi protesta të vazhdueshme. Pashinianin ofroi dorëheqje për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve.
Marrëveshja e brishtë e paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë u ndërmjetësua nga Moska. Ajo riktheu sovranitetin e Azerbajxhanit mbi një pjesë të Nagorno Karabakut dhe rajoneve përreth që ishin kontrolluar nga forcat etnike armene që nga një luftë në fillim të viteve 1990.
Retorika e përdorur gjatë fushatës zgjedhore kishte ngritur shqetësimet për mundësinë e dhunës gjatë zgjedhjeve, sidomos nëse rezultati është i manipuluar ose i njëjti kundërshtohet nga ndonjëra palë.
Disa kandidatë dhe aktivistë të opozitës janë arrestuar gjatë fushatës nën akuzat për kanosje ose ryshfet.
Në prag të zgjedhjeve, presidenti, Armen Sarkisian, u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë paqësor, duke thënë se do të ishte e papranueshme që “të kalohen kufijt politik dhe moral dhe që situata të përshkallëzohet”.
Më vonë më 21 qershor vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të paraqesin një vlerësim të procesit zgjedhor.
“Zgjedhjet ishin në tërësi të zhvilluara në përputhje me ligjet”, tha kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tigran Mukuchian./REL
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë nisur të hënë...
Në prag të konferencës së dytë për Libinë, aktivistët kërkoj...
Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë...
Të dielën në Armeni po mbahen zgjedhje të parakohshme parlam...
Në Mal të Zi janë thelluar mosmarrëveshjet dhe përplasjet po...
Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan mi...
Babis Anagnostopoulos është shprehet i penduar për vrasjen e...
Ditën e sotme janë nulur shifrat e të infektuarve me Covid-1...
Përfaqësues të bizneseve dhe deputetë nga partitë opozitare ...
Piloti 32-vjeçar, Babis Anagnostopulos, i cili pranoi vrasje...
Ministri i Punës në Rusi tha se punëtorët, të cilët nuk vaks...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se një person ka ...
Ekipi kombëtar i Rusisë për luftën kundër koronavirusit njof...
Ministria e Shëndetësisë në Itali ka përditësuar shifrat e t...
Më 20 qershor është Dita Botërore e Refugjatëve. Sipas rapor...
Mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut, të shtunën ka nisur...
Zyrtarët francezë thanë se pesë policë dhe një qytetarë janë...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një person ka vdekur dhe...
Që nga fundi i vitit 2020, mijëra qytetarë serbë të Kosovës ...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez Em...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...