web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Kanë kesh pa fund”/ Artan Hoxha zbulon detajet: Si po “injektohen” në ekonomi paratë e kokainës

17 Shtator 2020, 13:53, Aktualitet CNA

Artan Hoxha ka zbuluar detaje te reja lidhur me operacionin që coi në shkatërrimin e një karteli kokaine që përfshinte 3 kontinete.

Ai ka theksuar se për herë të parë në Shqipëri, mes të arrestuarve janë persona që konsideroheshin të paprekshëm. Hoxha shtoi faktin që ky operacion ka filluar që të martën por është mbajtur sekret nga policia.

?Besoj që është një histori që ka për të vazhduar gjatë, pasi kanë për tu zbuluar emra dhe detaje të tjera. Operacioni edhe në Dubai edhe në Shqipëri edhe në vendet e tjera ka nisur të martën. Arrestimet kanë filluar që dje në Shqipëri por janë mbajtur sekret.

Për herë të parë kemi në Shqipëri në hirarkinë e botës së krimit, ku mes personeve të arrestuar përfshihet Eldi Dizdari  dhe Elvis Matoshi. Shqipëria e ka bërë mirë punën e saj edhe pse kjo pjesë ishte detyrë e SPAK?, u shpreh Hoxha.

Sipas Artan Hoxhës bizneset e kanë më të lehte të shkojnë të kërkojnë para tek grupet e kokainës sesa  të shkojnë nëpër bankat, me procedura të tejzgjatura.

?Po ta shikosh ky është i shpëndarë në tre kontinente, e gjithë struktuara ka përmasat e një karteli, pasi i kemi të dokumentuar, por policia italiane kishte me tepër informacion.

Përfshirja e nje emri si  Eldi Dizdari nuk ka qenë shumë i dukshem edhe pse ishte në krye të listës edhe pse ai konsiderohet si person i pakapshëm. Ai ka vite që është në këtë aktivitet. Pasi janë disa biznese që janë funizuar nga grupet e kokainës. Këto biznese e kanë më të lehte të shkojnë të kërkojnë para tek grupet e kokainës sesa të shkojnë nëpër banka, me procedura të tejzgjatura?, tha ndër të tjerash gazetari./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga