web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta që i duhet Doktor Berishës!

7 Tetor 2018, 15:28, Aktualitet CNA

Ka një javë që Lulzim Basha është zhdukur. Ashtu siç ka qejf ai pa lënë adresë duke gënjyer, një herë në Edinburg, Londër ndoshta në Holandë e kudo ku ka shkuar, por kjo ka pak rëndësi.

E ndërkohë që në Shqipëri vlojnë tensionet politike, kryetari i Opozitës ka zgjedhur që nëpërmjet studios së kunatit të prodhojë disa video montazhe dhe këtë ta quajë opozitarizëm ndaj Qeverisë.  Gjithsesi kjo është zgjidhja e tij, por është dhe një pasojë e madhe për demokratët dhe shqiptarët.

Sepse janë të parët shqiptarët, që kanë nevojë për një Opozitë të fortë dhe të ashpër kundër Edi Ramës, por dhe demokratët, të cilët kanë nevojë që partia e tyre të jetë e organizuar, e fortë dhe e bashkuar për të bërë qëndresë kundër Qeverisë.

Sepse një Opozitë e fortë jo vetëm e rrëzon qeverinë, por e bën Qeverinë dhe më të mirë dhe i shërben dhe më shumë qytetarëve, ndryshe nga Opozita e Lulzim Bashës, e cila i ka shërbyer thjesht dhe vetëm xhepit të tij, karrierës së tij dhe familjarëve të tij. Kjo është treguar me milionat e eurove të fituara nga vjehrri, kunati dhe familjarët e tij nëpër biznese dhe të tjera si këto.

Por tani mjafton të shohësh në rrjetet sociale, tek shumë e shumë demokratë shikon një kërkesë.

Një kërkesë drejtuar Sali Berishës, e përmendur shpesh, që të kthehej të merrte drejtimin e PD-së dhe ta bashkonte partinë. Këtë hërë nga demokratët  është “Të hedhim Lulin në Lanë, bashkë me të edhe Ramën”. Berisha e kupton mjaft mirë pse i kërkojnë rikthim dhe ai thotë jo dhe pse nuk beson më askush as vetë ai tek Lulzim Basha.

Në intervistën e fundit, me Artur Zhejin ai u tregua i vendosur dhe përjashtoi çdo mundësi rikthimi. E në fakt, verdikti i tij është zgjedhje personale dhe askush nuk mund ta diskutojë.

Por, Sali Berisha ju ka një borxh demokratëve, në fakt dy herë për Lulin në krye të PD-së.

Ka borxh që e zgjodhi dhe mbështeti Lulzim Bashën në 2013, u ka borxh demokratëve dhe shqiptarëve që i doli në krah Lulzim Bashës në vitin 2017, kur ai u rikonfirmua kryetari i PD-së pas një ngrirje shkrirje dhe mbështetje që i dha Sali Berisha.

Prandaj pas gati 5 vitesh të Lulzim Bashës me një opozitë, skandalesh, gafash, pasurimesh të familjarëve, shitje tek  Edi Rama, Doktor Berisha i ka një borxh shqiptarëve, i ka një borxh demokratëve.  Ka protestën e tij të munguar ndaj Lulit.

Doktori duhet të dalë në krye të një proteste. Një proteste të vërtetë. Atë që kërkohet shpesh në rrjetet sociale nga demokratët, në krye të protestës për të hedhur Lulzim Bashën në Lanë, se pastaj kollaj rrëzohet dhe Edi Rama.

Sali Berisha duhet të jetë në krye të protestës, jo formalisht për të treguar se ai nuk pranon korrupsionin dhe lidhjet e Lulzim Bashës me Edi Ramën, trafikun e influencave që ai bën, akuzat e ngritura dhe çështjet e tradhëtuara nga Lulzim Basha, mashtrimet publike të Lulzim Bashës, pazaret e fëlliqura për para, të cilat shpesh thuhen rëndomë nga biznesmenë. Kështu do dëshmonte të paktën se nuk ishte pjesë apo nuk kishte dijeni për to.

Sali Berisha duhet të dalë në krye të protestës për të nxjerrë me shqelma Lulzim Bashën nga selia e PD-së, ashtu siç e futi nga dritarja e saj.

Tani ka ardhur koha që ta largojë, dhe të udhëheqë protestën. Megjithse s’ka siguri për forcën e tij në PD tashmë ndaj Lulit.

E në rast se nuk e bën dot vetë, për të mos shkelur mbi atë që ka bërë vite më parë, të paktën duhet të heshtë dhe të miratojë dhe të mbështesë në heshtje, demokratët që po kërkojnë që ta shporrin Lulin dhe më pas të rrëzojnë Edi Ramën, sepse me Bashën janë të bindur se Rama nuk bie kurrë nga pushteti.

Sepse Lulzim Basha, edhe pse ndoshta Berishës nuk i pëlqen, është lideri që ka tradhëtuar demokratët, është kryetari i PD-së, i cili ka bërë pazaret me Edi Ramën. Është kryetari i PD-së që ka futur në gjirin e saj dy parti korruptive dhe kriminale, të Edi Ramës, si LSI-ja dhe PDIU-ja, që gjatë qeverisjes me Rilindjen, masakruan çdo demokrat që gjetën në administratë.

Lulzim Basha është kryetari i vendosur nga Berisha dhe i mbështetur prej tij, që shiti kauzat e demokratëve, jo vetëm çadrën, jo për 16 milionët e vjehrrit, as për 2 miliardët e xhiros së kunatit, por me të në krye çdo kauzë e ngritur shkatërrohet.

?Babalja? është një shpullë, apo grusht në fytyrën e Lulzim Bashës, pa folur për shkatërrimin e kauzave të tjera, braktisjen e tyre dhe veprimin si një i paaftë, jo i paqëllimshëm, që gjithçka e bën për të qëndruar në krye të PD-së dhe ta përdorë atë parti si plaçkë, në shërbim të interesave të tij.

Prandaj Doktorit po i luten në rrjetet sociale për të marrë dhe për të hedhur Lulzim Bashën në Lanë, kështu do të shpëtonte Partia Demokratike, do të shpëtonte Shqipëria, demokratët, do të shpëtonte edhe Edi Rama, nga pazaret e tij me Lulin, dhe vendi do kishte opozitë.

Por në fund do të shpëtonte dhe vetë Doktor Berisha, nga sikleti dhe halli i madh që ka për ta mbrojtur dhe justifikuar Lulin në çdo gafë dhe budallallëk që bën përditë. Duhet ti plotësojë dhe kohën boshe në media, opozitarizmin e perçudnuar, ti justifikojë mungesat pa arsye kur ikën me pushime apo kur fle gjumë.

Kjo është protesta e vetme që i mungon Berishës, ajo kundër Lulit, që e zgjodhi vetë dhe e turpëroi edhe dje, edhe sot./ CNA.al





Lajmet e fundit nga