web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prerja e paligjshme e pyjeve/ Proçedohen penalisht tre persona

7 Tetor 2017, 07:42, Aktualitet CNA

Policia e Korçës bën të ditur se po vijon për evidentimin dhe goditjen e rasteve në drejtim të prerjes së paligjshme të pyjeve.

Sipas uniformave blu,  tre persona janë proceduar penalisht në gjendje të lire.

Më datë 06.10.2017, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: R.N, 38 vjeç, O.B, 37 vjeç, K.Q, 37 vjeç, të tre banues në fshatin Vithkuq-Korçë. Procedimi ndaj tyre filloi pasi, shtetasit e mësipërm dyshohet të jenë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 04.10.2017, ku nga kontrollet e ushtruara nga ana e shërbimeve policore në vëndin e quajtur ?Qafa e Martës?-Njësia Adiministrative Vithkuq, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale : 10 m kub lëndë drusore, si dhe 3 (tre) mjete pa targa që shërbenin për transportimin e lëndës drusore, të cilat shtetasit e lartpërmendur i kishin fshehur në një zonë të pyllëzuar. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për për veprën penale : ?Prerja e paligjshme e pyjeve? parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal./ CityNews





Lajmet e fundit nga