web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A janë këto shtëpitë e së ardhmes?

30 Maj 2015, 21:20, Kuriozitete CNA

A do të jetë kjo shtëpia portative e shekullit të 21-të ? E mjaftueshme për të strehuar 2 të rritur, ‘Ecokapsula’ është e pajisur më energji, ujë të rrjedhshëm dhe energji diellore.
Kapsula e projektuar nga firma Sllovake Nice Architects,do të jenë në gjendje të marrë porosi nga fundi i vitit 2015, dhe kapsulat e para pritet të dalin në shitje nga viti 2016. Reklama publike e Ecocapsule do të zhvillohet këtë javë në festivalin e Vienës.
Vizitorët mund të shohin formën e saj sferike, që sipas prodhuesve shërben për grumbullimin e ujit të shiut. Membrana e saj filtruese e ujit e pastron atë deri në 99.99 % nga bakteriet duke e bërë kështu ujin e shiut të përshtatshëm për t’u pirë.
Muret e saj të veshura me shtresa termale ndihmojnë në konsumimin në sasi të vogla të energjisë.
Kompania filloi punën në vitin 2008, por zhvillimi i saj nuk pati sukses deri në vitin 2014.





07:15 Kuriozitete

Pastruese nudo

Një burrë i moshuar ka vendosur ti paguaj punëtoret e tija 2...

Lajmet e fundit nga