web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë duhet të shmangni nëse kërkoni të ngeleni shtatzanë

12 Maj 2015, 21:45, Kuriozitete CNA

 

Askush nuk pëlqen të heqë dorë nga disa zakone por për një fëmijë ja vlen të bësh gjithçka. Nëse kërkoni të bëheni nënë duhet të hiqni dorë nga:

Duhani

Mbase keni menduar që do të hiqni dorë nga duhani sapo të mësoni se jeni shtatzanë por është shumë më mirë ta bëni këtë më parë. Sipas shkencëtarëve amerikanë nëse pini duhan do tju duhet kohë më e gjatë të ngeleni shtatzanë.

Shumë kafeinë

Qetësohuni, kjo nuk do të thotë të mos shijoni kafen e mëngjesi. Por nëse konsumoni më shumë se 200 miligram kafeinë në ditë kjo është një sasi e madhe. Konsumimi me tepri i kafeinës është shkaktar i fertilitetit.

Alkoli

Në fakt është mirë të qëndroni larg bareve nëse po kërkoni të ngeleni shtatzanë. Zëvendësoni gotën tuaj më ujë me gaz. Kërkoni që është partneri kuaj të bëjë të njëjtën gjë. Tashmë eshtë fakt se alkoli është shkaktar i fertilitetit.

pesha e lartë edhe ajo e ulët janë pengesë për të realizuar qëllimin tuaj. Prandaj llogaritni peshën tuaj. Obeziteti rrit rrezikun e komplikacioneve gjatë shtatzanisë sikurse pesha shumë e ulët.

 

Kthehuni perimeve

Kjo nuk ka lidhje me fertilitetin por të ngrënit në mënyrë të shëndetshme ju ndihmon të ngeleni shtatëzanë më shpejt. Prandaj hiqni dorë nga ushqimet e skuqura dhe kthehuni tek spinaqi i cili përmban sasi të larta të acidit folik, sikurse rekomandojnë edhe mjekët.

Mos u bëni dembel

Sipas një studimi një aktivitet fizik i moderuar shkurton kohën që një grua të ngelet shtatzanë. Të ecurit, biçikleta apo golfi dhe kopshtaria janë aktivitete fizike të përshtatshme.

 

 

 





08:15 Kuriozitete

Hotel për të qarë

Të qash në kushte luksi. Kjo është oferta më e re e një hote...

Lajmet e fundit nga