web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fotoja e fustanit ndez internetin, i bardhë-i artë apo blu-e zezë?

27 Shkurt 2015, 11:50, Kuriozitete CNA

Fotografia e një fustani, postuar në internet ka kapur vëmendje të paparashikuar në rrjetet sociale, e qindra artikuj u shkruan për të në pak orë.

Interesi i jashtëzakonshëm për fotografinë e publikuar nga 21-vjeçarja
Caitlin McNeill qëndron në ndryshimin e çuditshëm të ngjyrës së tij, që do të thotë se disa njerëz e shohin copën e fustanit si të bardhë dhe të artë, ndërsa të tjerë si blu dhe të zezë.

?Ajo që ndodhi është dy miq të ngushtë po martoheshin dhe nëna e nuses i dërgoi të bijës një foto të fustanit që do të vishte në dasëm?, tha McNeill për Business Insider. ?Kur mikesha ime i tregoi fustanin të fejuarit, ata nuk ranë dakord se çfarë ngjyre ishte?.

Debati vijoi në Facebook por mori vëmendje ndërkombëtare kur McNeill, një këngëtare e vendosi atë në një faqe Tumblr.





Lajmet e fundit nga