web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri Gjiknuri firmos revokimin për 20 leje minerare

23 Shkurt 2015, 11:19, Politikë CNA

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka marrë masa për të revokuar plotësisht ose pjesërisht për arsye të mbivendosjeve 20 leje minerare.

Nga procesi i verifikimit të të dhënave nga viti 2005 deri në tremujorin e tretë të vitit 2013 është konstatuar se këto mbivendosje janë kryesisht në vendburimin e kromit në Bulqizë, vendburimet e kromit në Theken, Baterr dhe Krastë. Për të gjitha lejet janë evidentuar mbivendosjet në planin vertikal dhe në atë horizontal.

Në ligjin e ri për minierat të miratuar fundvitin e kaluar, Neni 47, pika a1 përcakton se një leje minerare revokohet kur konstatohet se zona e licencuar ka mbivendosje të plotë ose të pjesshme, me një leje minerare që është dhënë më parë konform legjislacionit në fuqi në atë periudhë kohore.

Në këtë rast, leja minerare, e cila është dhënë në një periudhë kohore të mëvonshme është e pavlefshme për zonën e mbivendosur dhe ministri e revokon atë vetëm për zonën e mbivendosur.





Lajmet e fundit nga