Rikuperohet Uzuni, Kombëtarja mbyll përgatitjet për miqësoren
Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër miqësoren e dytë të...

Kombëtarja shqiptare do të zbresë mbrëmjen e kësaj të shtune në fushën e stadiumit “Air Albania” për të zhvilluar ndeshjen e dytë dhe të fundit miqësore të këtij grumbullimi. Përballë kuqezinjve do të jetë Luksemburgu, si testi i fundit përpara angazhimeve zyrtare.
Skuadra kuqezi e drejtuar nga Rolando Maran vjen në këtë takim pas humbjes 1-0 ndaj Izraelit, ndeshje që përkoi edhe me debutimin e teknikut italian në pankinën e Kombëtares. Pas atij rezultati, objektivi i kuqezinjve është të reagojnë dhe të mbyllin këtë cikël miqësoresh me një paraqitje pozitive përpara tifozëve.
Statistikat e ndeshjeve të mëparshme tregojnë një bilanc në favor të Shqipërisë. Kjo do të jetë sfida e tetë në histori mes dy përfaqësueseve. Në shtatë takimet e mëparshme, Shqipëria ka regjistruar katër fitore, një barazim dhe dy humbje. Përballja e fundit mes dy skuadrave daton në vitin 2017, kur Luksemburgu arriti të fitonte me rezultatin 2-1.
Për stafin teknik, kjo ndeshje ka rëndësi të veçantë jo vetëm për rezultatin, por edhe për vlerësimin e gjendjes së skuadrës. Rolando Maran do të ketë mundësinë të testojë alternativa të ndryshme dhe të analizojë performancën e lojtarëve në prag të ndeshjeve zyrtare të Ligës së Kombeve, që do të nisin në muajin shtator.
Në seancën zyrtare para ndeshjes, stafi teknik ka punuar me skuadrën në aspektin fizik dhe taktik. Fokus i veçantë i është kushtuar skemave të lojës dhe organizimit në të dy fazat e fushës.
Një lajm pozitiv për ekipin është rikthimi i Myrto Uzunit. Sulmuesi kishte zhvilluar stërvitje të diferencuar pas një viroze që e kishte penguar të stërvitej normalisht me grupin. Megjithatë, ai është rikuperuar plotësisht dhe është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës, duke qenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen ndaj Luksemburgut.
Ndryshe paraqitet situata e Anis Mehmetit. Futbollisti nuk ka arritur të rikuperohet nga gjendja gripale që e ka shoqëruar gjatë ditëve të fundit dhe për këtë arsye nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e së shtunës. Stafi mjekësor ka monitoruar gjendjen e tij, por është vendosur që ai të mos rrezikohet në këtë takim.
Përveç kësaj mungese, pjesa tjetër e grupit është në dispozicion të stafit teknik. Lojtarët kanë vijuar normalisht programin stërvitor dhe atmosfera në ekip konsiderohet pozitive në prag të ndeshjes.
Takimi ndaj Luksemburgut pritet të japë përgjigje të rëndësishme për trajnerin Maran në lidhje me formacionin dhe alternativat që mund të përdoren në ndeshjet e ardhshme zyrtare.
Ndeshja Shqipëri-Luksemburg, do të luhet duke nisur nga ora 20:00, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet.
Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër miqësoren e dytë të...
Shqipëria do të luajë mbrëmjen e kësaj të shtune ndeshjen ...
Kombëtarja e vajzave siguroi një barazim të rëndësishëm 1-...
Klubi i Prishtinës ka zyrtarizuar emërimin e Orges Shehit ...
Është zbuluar kalendari i plotë i Serie A për sezonin 2026...
Gara për presidencën e Real Madridit po shoqërohet edhe me...
Pas konfirmimit të përballjes mes Kristian Prengës dhe Ant...
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, doli në ko...
Trajneri i Kombëtares Shqiptare Rolando Maran, në konferen...
Vera pritet të sjellë ndryshime të shumta te Milan-i, pas ...
Besiktas është shumë pranë emërimit të Vincenzo Italiano-s...
Shqipëria ka humbur një pozicion në renditjen më të fundit...
Arbitri shqiptar Florian Lata do të drejtojë finalen e Kam...
Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndesh...
Liverpool ka emëruar Andoni Iraolën si trajnerin e ri të s...
Kombëtarja e vajzave zhvilloi pasditen e kësaj të enjteje ...
Bayern Munich ka arritur një marrëveshje paraprake për tra...
E ardhmja e Leon Goretzkës vazhdon të mbetet një nga çësht...
Real Madrid mund të përballet me një revolucion të madh në...
Trajneri kroat Sergej Jakirovic ka zbuluar se kishte plani...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i ndodhur ditën e ...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
Një konflikt me sende të forta ka ndodhur mes dy personave...
Policia ka reaguar në lidhje me vrasjen e shtetasit A.B. n...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë u regjistrua rreth 118 k...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) planifikon që rezulta...
Partia e kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, ka fituar z...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilloi një bisedë tel...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Në fund të vitit 2025, për të gjithë anëtarët e zonës së e...
Transfertat ndërkombëtare të nisura nëpërmjet sektorit ban...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
Sektori i ndërtimit po kalon një periudhë sfiduese. Edhe p...