Aksident tragjik, lojtari i Elbasanit ndërron jetën në moshën 22-vjeçare
Futbollisti i Elbasanit, Fatjon Bunjaku, ka ndërruar jetë ...

Në “Shtëpinë e Futbollit” u prezantua sot raporti “UEFA Grow Market Research”, një analizë e realizuar nga UEFA në bashkëpunim me agjencinë prestigjioze Nielsen Sport, që sjell të dhëna të rëndësishme mbi perceptimin, zhvillimin dhe ndikimin e futbollit në Shqipëri. Në këtë aktivitet morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, përfaqësues të UEFA-s, partnerë institucionalë dhe përfaqësues të medias.
Raporti evidenton se Shqipëria renditet e para në Europë për interesin ndaj futbollit, me 78% të të rriturve që deklarojnë se janë të interesuar për këtë sport, një shifër dukshëm më e lartë se mesatarja europiane prej 48% dhe në rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2016, kur ky tregues ishte 65%.Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, falënderoi UEFA-n dhe Nielsen Sport për realizimin e studimit, duke theksuar se kërkime të tilla kanë luajtur një rol të rëndësishëm në orientimin e strategjive të Federatës për zhvillimin e futbollit shqiptar.
“Dua të falënderoj përfaqësuesit e UEFA-s dhe të kompanisë ‘Nielsen Sport’ për pjesëmarrjen dhe punën e bërë në këtë studim, në lidhje me të dhënat për futbollin në Shqipëri.
Padyshim që dua ta falënderoj UEFA-n për të gjithë mbështetjen që i jep Federatës Shqiptare të Futbollit, jo vetëm me projekte dhe iniciativa, jo vetëm me këtë studim, por edhe me studime të tjera, të cilat na ndihmojnë të ndërtojmë më mirë strategjinë e zhvillimit të futbollit dhe të përcaktojmë prioritetet që duhet të kemi në rrugën tonë për realizimin e objektivave, duke e bërë futbollin sa më atraktiv, sa më të bukur dhe sa më lider në vendin tonë.
Gjetjet e këtij kërkimi janë vërtet impresionuese, sepse Shqipëria renditet e para në Europë për interesin ndaj futbollit, me 78% të njerëzve që shprehin interes për këtë sport. Ky është një lajm i mirë dhe obligues në të njëjtën kohë. Krahasuar me vitin 2016, kur ky tregues ishte 65%, tashmë ka arritur në 78%, shumë mbi mesataren europiane prej 48%”, tha Presidenti Duka, duke shtuar:
“Ky është një lajm i mirë, por në të njëjtën kohë edhe një obligim, sepse Federata Shqiptare e Futbollit duhet të punojë edhe më shumë për të përmbushur pritshmëritë e tifozëve dhe për të realizuar dëshirat e të gjithë të interesuarve për futbollin.
Futbolli është sporti më i ushtruar dhe më i luajturi në Shqipëri, me 34% të të rriturve që merren me sport dhe 41% të fëmijëve.
Këto të dhëna, padyshim, kanë ardhur edhe falë projekteve të Federatës Shqiptare të Futbollit, si ‘Uniforma Ime’, ‘Topi Im’, si edhe falë përmirësimeve në infrastrukturë. Të gjitha gjetjet e këtij studimi do të shërbejnë si një busull edhe më e qartë për ne dhe për të ardhmen.Dua të garantoj të gjithë ata që kanë interes për futbollin se Federata Shqiptare e Futbollit do ta ketë objektiv përmirësimin e mëtejshëm të punës së saj. Megjithëse, sipas këtij studimi, imazhi i Federatës është përmirësuar krahasuar me vitin 2016, me 5% më shumë, duke arritur sot në 52% imazh pozitiv.Këto shifra do të jenë një busull e rëndësishme për ne në përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në vend”, u shpreh Presidenti Duka.
Sipas raportit, futbolli vazhdon të jetë sporti më i praktikuar në Shqipëri, me 34% të të rriturve dhe 41% të fëmijëve që angazhohen në aktivitete futbollistike. Gjithashtu, futbolli gëzon imazhin më pozitiv ndër të gjitha sportet në vend, me një vlerësim mesatar prej 7.5 nga 10, duke lënë pas sportet e tjera si volejbolli dhe atletika.
Studimi evidenton gjithashtu rritjen e interesit për Kombëtaren shqiptare, e cila ka kaluar nga 61% në vitin 2016 në 66% aktualisht. Ndërkohë, ndërgjegjësimi për ekipet kombëtare të moshave dhe për Kombëtaren e vajzave ka njohur rritje të konsiderueshme, duke reflektuar efektet pozitive të investimeve në zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet.
Një tjetër tregues pozitiv lidhet me perceptimin publik ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas raportit, 47% e të anketuarve kanë një opinion shumë pozitiv për FSHF-në, ndërsa vlerësimi mesatar i imazhit të institucionit arrin në 7 nga 10, një rezultat mbi mesataren europiane dhe mbi nivelin e federatave të tjera sportive në Shqipëri.
Arsyet kryesore që ndikojnë në këtë perceptim pozitiv janë progresi i vazhdueshëm i futbollit shqiptar, rezultatet e Kombëtares, përmirësimi i infrastrukturës sportive dhe puna transformuese e realizuar në vitet e fundit.
Raporti “UEFA Grow Market Research” do të shërbejë si një instrument i rëndësishëm për Federatën Shqiptare të Futbollit në përcaktimin e prioriteteve dhe strategjive të ardhshme, me synimin për të forcuar më tej pozicionin e futbollit si sporti më i dashur dhe më i ndjekur në Shqipëri.
Futbollisti i Elbasanit, Fatjon Bunjaku, ka ndërruar jetë ...
Trajneri Rolando Maran e nisi aventurën te Shqipëria me dy...
Portugalia e nisi me fitore fazën përgatitore për Kupën e ...
Kombëtarja shqiptare ka pësuar një tjetër humbje në shtëpi...
Shqipëria u mposht edhe në miqësoren e dytë të qershorit. ...
Miqësorja ndaj Luksemburgut, ka qenë historike për Elseid ...
Kombëtarja shqiptare zbret mbrëmjen e kësaj të shtune në f...
Pas ndryshimeve të shumta në strukturën drejtuese, Milani ...
Julian Alvarez mund të jetë një nga emrat më të diskutuar ...
Kombëtarja shqiptare do të zbresë mbrëmjen e kësaj të shtu...
Partizani vijon kërkimet për trajnerin e ri që do të drejt...
Klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar afrimin e parë për sezoni...
Kombëtarja shqiptare U-21 barazoi 1-1 ndaj Sllovenisë U-21...
Kombëtarja shqiptare do të zbresë mbrëmjen e kësaj të shtu...
Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër miqësoren e dytë të...
Shqipëria do të luajë mbrëmjen e kësaj të shtune ndeshjen ...
Kombëtarja e vajzave siguroi një barazim të rëndësishëm 1-...
Klubi i Prishtinës ka zyrtarizuar emërimin e Orges Shehit ...
Është zbuluar kalendari i plotë i Serie A për sezonin 2026...
Gara për presidencën e Real Madridit po shoqërohet edhe me...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i ndodhur ditën e ...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
Një konflikt me sende të forta ka ndodhur mes dy personave...
Policia ka reaguar në lidhje me vrasjen e shtetasit A.B. n...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë u regjistrua rreth 118 k...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) planifikon që rezulta...
Partia e kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, ka fituar z...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilloi një bisedë tel...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Në fund të vitit 2025, për të gjithë anëtarët e zonës së e...
Transfertat ndërkombëtare të nisura nëpërmjet sektorit ban...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
Sektori i ndërtimit po kalon një periudhë sfiduese. Edhe p...