LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyzimi spektakolar i Adriatik Doçit si demonstrim perfekt i betejave brenda mazhorancës

12 Dhjetor 2022, 13:25, Opinione CNA

Dyzimi spektakolar i Adriatik Doçit si demonstrim perfekt i betejave

Ka një analizë të thjeshtë që mund ta bëjë kushdo që konsumon lajme në Tiranë.

Analiza ka lidhje me gazetarin Adriatik Doçi!

Adriatik Doçi është gazetari i preferuar i Karlo Bollinos dhe Karlo Bollino është portali i preferuar dhe shpesh ekskluziv i Partisë Socialiste.

Është fakt që lajme të përcjella si ekskluzive nga PS dhe mazhoranca, botohen së pari tek portali "Shqiptarja.com" dhe njoftohen së pari me titra te "ReportTV".

Në shkrimet e nxjerra rregullisht si gazetar i "Shqiptarja.com" Adriatik Doçi demonstron korrektesë absolute në linjën editoriale pro mazhorancës.

Shkrimet e Adriatik Doçit te "Shqiptarja.com" lavdërojnë dhe reklamojnë nisma dhe arritje të mazhorancës.
Adriatik Doçit i përcillen tekstet e drafteve të nismave të mazhorancës dhe ato shpesh njoftohen së pari tek "Shqiptarja.com".

Adriatik Doçi cilësohet qartë nga përfaqësues të mazhorancës si mbështetës i PS-së. Sadri Abazi e ka gdhendur edhe me komunikim me tekst bindjen për këte fakt.

Dyzimi spektakolar i Adriatik Doçit si demonstrim perfekt i betejave

Ky është Adriatik Doçi që punon për socialistët, në bashkëpunim me përfaqësues të grupit parlamentar socialist dhe me bindje të majta e në shërbim edhe të pronarit të deklaruar si mbështetës i maxhorancës.

Paralelisht me këtë Adriatik ka edhe një Adriatik tjetër. Edhe ai ka mbiemrin Doçi.
Adriatik Doçi tjetër ka një portal të vetin, pra në dukje nuk mund të ndikohet nga ai Adriatik Doçi i Bollinos së "Shqiptarja.com".

Adriatik Doçi tjetër betejën e ka me një listë socialistësh.

Adriatik Doçi tjetër sulmon përfaqësues të mazhorancës.

Sjellja e tij e përditshme mund të ngjallë interes edhe për studim psikologjik, por ne jemi të bindur se psikika e Adriatikut funksionon si sahat. Ndaj nuk nxisim ndonjë analizë lidhur me shëndetin mendor të Adriatikut.

Interesante është sjellja e Adriatik Doçit si gazetar!

Kështu në të njëjtën ditë që Adriatik Doçi i "Shqiptarja.com" lavdëron dhe reklamon nismat politike të mazhorancës, Adritik Doçi tjetër duket sikur denoncon korrupsionin e individëve të caktuar brenda mazhorancës.

Në listën e të akuzuarve të Doçit janë ish-ministra dhe qëllon jo rrallë që shkrimet e Adriatikut tjetër ripublikohen edhe te portali zyrtar i Sali Berishës.
Të tilla kanë qenë shkrimet kundër Damjan Gjiknurit, Anila Denajt etj dhe së fundmi kundër Arben Ahmetajt.

Adriatik Doçi tjetër (nëse nuk është një tjetër), do ish rast studimor i magjishëm për sjellje bipolare. Por ky nuk është ai rast.

Adriatik Doçi tjetër nuk ndjek pole të kundërta në shkrimet e tij të përditshme te "Shqiptarja.com" dhe paralelisht me portalin privat. Adriatik Doçi nuk u shërben 2 qëllimeve që përplasen me njëri-tjetrin. Nuk ndërron as korsi, as karrige e as kompjuter kur ulet dhe shkruan me radhë lëvdatat e pastaj investigimet e veta.

Një dyzim i këtyre përmasave në fakt nuk mund të ketë shumë opsione shpjeguese.
Adriatik Doçi tjetër që duket sikur po lufton korrupsionin si gazetar i pavarur dhe me shpirt të lirë, nuk lufton korrupsionin.

Ai thjesht zgjedh individë të caktuar që t'i sulmojë.

Targeti konstant i ditëve të fundit është bërë Arben Ahmetaj, por si ai ka pasur edhe të tjerë.
Interesante është të kuptohet se çfarë e nxjerr nga vetja Adriatik Doçin si përfaqësues i një linje editoriale pro mazhorancës?

Opsionet janë 2!

Ose Adriatik Doçi tjetër është i përzgjedhuri nga një grup brenda mazhorancës për të sfumuar dhe asgjësuar një grup tjetër, ose Adriatik Doçi tjetër përveç linjës editoriale të Adriatik Doçit të "Shqiptarja.com" (që përputhet me bindjet e veta qytetare si mbështetës i mazhorancës), ndjek edhe një linjë personale paralele e cila e orienton se kë të godasë.

Nuk ka arsyetim tjetër që të bëjë që të dy Adriatikët të rrinë në një vend!
Adriatik Doçi ose mbështet mazhorancën dhe analizon supremacinë rilindase ose godet korrupsionin e mazhorancës!

Adriatik Doçin e "Shqiptarja.com" nuk e beson dot njeri kur do që të na bindë që komunikimin me përfaqësues të mazhorancës e ka vetëm për arritjet e mazhorancës dhe pasi mbaron një shkrim te "Shqiptarja.com", nis investigimet për skandalet e mazhorancës.

Dyzimi spektakolar i Adriatik Doçit është demonstrimi më i bukur i betejave brenda mazhorancës.
Arben Ahmetaj si i zgjedhur për t'u investiguar nga Adriatik Doçi është personazhi tipik që mund të shpjegojë se si funksionon mekanizmi i kësaj lufte./CNA.al

Lajmet e fundit nga