LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen detajet, Mbappe ka firmosur për pesë sezone

2024-02-19 16:32:00, Sport CNA

Zbulohen detajet, Mbappe ka firmosur për pesë sezone

Kylian Mbappe dhe Real Madrid e kanë mbyllur marrëveshjen, me palët që kanë firmosur dy javë më parë.

“Marca” raporton se me 1 korrik sulmuesi francez do të bëhet lojtar i “Los Blancos”, duke mbyllur eksperiencën me Paris Saint-Germain, pjesë e të cilit është që nga gushti i 2017-ës.

Kur Mbappe u takua me presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi, të martën e kaluar për ta informuar se më 30 qershor do të largohej nga klubi, ai i kërkoi të mos i paraqiste asnjë ofertë të re rinovimi.

Arsyeja ishte se ai kishte firmosur tashmë kontratën që do ta lidhte me Real Madridin për pesë sezone.

Skenari i këtij kapitulli përfundimtar në negociata është ndjekur me përpikëri si nga Real Madrid, i cili donte të shmangte çdo parregullsi minimale që mund t’i jepte PSG-së arsye për të protestuar para UEFA-s dhe FIFA-s, ashtu edhe nga lojtari, i vetëdijshëm se pas asaj që ndodhi në maj 2022, atij i duhej të ‘pajtohej’ me drejtuesit e klubit madrilen dhe mbi të gjitha me tifozët e tij.

Në ditët e para të janarit, sapo kontrata e tij hyri në gjashtë muajt e fundit, Reali kontaktoi përfaqësuesit e Mbappe për të zbuluar nëse plani i rënë dakord në maj të vitit të kaluar ishte ende në fuqi dhe nuk kishte ndryshime.

Përgjigja ishte pozitive. Kur tetë muaj më parë ai informoi me letër klubin parisien se po hiqte dorë nga vazhdimësia e bashkëpunimit që ishte opsionale në kontratën e tij, ai kishte marrë tashmë një vendim të prerë, fati i tij do të ishte Real Madridi.

Lajmet e fundit nga