LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vllaznia thyen “mallkimin” me Egnatian, shkodranët nuk dinë të ndalen

2024-02-17 18:58:40, Sport CNA
Vllaznia thyen “mallkimin” me Egnatian, shkodranët nuk

Vllaznia ka thyer “mallkimin” ndaj Egnatias, teksa ia ka dalë të mposhtë rrogozhinasit me rezultatin 2-1.

Skuadra e Tetovës, ishte kthyer në një “kockë të fortë” për shkodranët, por tersi i 8 ndeshjeve radhazi, u thye sot.

Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, por në fund festuan kuqeblutë. Vllaznia kaloi e para në avantazh me Balajn, që shënoi në minutën e 3-të, pas një gabimi në zonën e Egnatias.

Rrogozhinasit ia dolën të barazojnë shifrat, falë një supergoli të shënuar nga Edison Ndreca, në minutën e 27-të.

Në minutën 54-t, ishte Gruda që riktheu avantazhin e vendasve. Në fund, Vllaznia ishte me fat, pasi gjuajtja e Montenegro, u ndal te shtylla.

Me këtë fitore, Vllaznia mbetet në vendin e tretë, me 40 pikë, po aq sa edhe Partizani i vendit të dytë, ndërsa Egnatia mbetet në krye, me 8 pikë më shumë.

Lajmet e fundit nga