LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Shënon dopietë dhe humb penallti, mesfushori i Kombëtares bën gjithçka në ndeshjen e çmendur

2024-02-18 17:32:58, Sport CNA

VIDEO/ Shënon dopietë dhe humb penallti, mesfushori i Kombëtares

Arbnor Muçolli ishte protagonist absolut te Gotenborg, duke e shpëtuar atë nga një turpërim në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit në Kupën e Suedisë. Goteborgu ka mundur me shifrat 4-3 United Nordic, një ekip të kategorisë së tretë.

Në ndeshjen e sotme, Muçolli ia doli të shpëtonte skuadrën e tij teksa fillimisht shkurtoi diferencën në 2-1 në minutën e 29-të, ndërsa më pas, në minutën e tretë shtesë të takimit shënoi golin e barazimit 3-3. Një gol i shënuar më minutën e pestë shtesë nga Tordarson, solli fitoren e Goteborg në këtë ndeshje në fazën e parë të Kupës që luhet me sistem grupesh. Vlen të përmendet, se në fundin e pjesës së parë, Mucolli humbi edhe një penallti.

 

Muçolli ka qenë një nga protagonistët e sezonit të kaluar te Goteborg, teksa ndihmoi këtë skuadër të mbijetonte në elitë me lojën e tij. Ai shënoi 6 gola e dha 3 asiste në 17 ndeshje që luajti me këtë skuadër në sezonin e kaluar.

Lajmet e fundit nga