LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana e shkarkoi, trajneri Julian Ahmataj shfaqet në stadium

2024-02-20 17:39:25, Sport CNA
Tirana e shkarkoi, trajneri Julian Ahmataj shfaqet në stadium

Julian Ahmataj u shkarkua nga Tirana për shkak të rezultateve të dobëta në krye të ekipit bardheblu, teksa vendin e tij e zuri Erbim Fagu.

Gjithsesi duket se Ahmataj ka zgjedhur që të shfaqet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, për të ndjekur nga afër Tiranën përballë Teutës në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

Ahmataj e mori Tiranën pas largimit të Orges Shehit dhe e drejtoi për 18 ndeshje ku ka në barazi totale me 6 fitore, 6 barazime dhe 6 humbje.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Ahmatajt teksa është e paqartë pozicioni i tij, a do të rikthehet te moshat apo do të marrë një tjetër post në klub.

Lajmet e fundit nga