LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sfida e prapambetur, publikohen formacionet e Skënderbeu-Dinamo

2024-02-21 16:34:00, Sport CNA
Sfida e prapambetur, publikohen formacionet e Skënderbeu-Dinamo

Skënderbeu dhe Dinamo përballen sot në një duel direkt për një vend në “Final Four”, pasi të dy skuadrat në rast fitoreje mund të arrijnë katërshen e parë.

Sfida e prapambetur e Superiores gjen dy skuadrat në pozita mëse komode në mesin e renditjes, por më synime tashmë për të shkuar mes më të mirëve.

Si Skënderbeu, ashtu edhe Dinamo, kanë fituar 3 nga 4 ndeshjet e fundit që kanë luajtur dhe janë ndër ekipet më në formë për momentin ë kampionat, ndaj pritet në duel shumë i luftuar mes dy skuadrave që kanë një objektiv mëse të qartë për këtë duel.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Vangjeli, Janaqi, Liço, Gerço, Rashica, Nikaj, Franklin.

DINAMO: Sali, Marku, Behiratçe, Hoxha, Smaçi, Gudiabi, Lorran, Andoni, Vila, Zabërgja, Denison.

Lajmet e fundit nga