LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Real Madrid ndalet nga Balliu me shokë, Girona mund të përfitojë

2024-02-18 16:32:00, Sport CNA
Real Madrid ndalet nga Balliu me shokë, Girona mund të

Rayo Vallencano i bëhet pengesë Realit të Madridit në rrugën drejt titull kampion në La Liga.

Skuadra nga rrethinat e Madridit, ku jep kontribut edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, barazoi 1-1 në Vallecas me “Los Blancos”, të cilët e shohin të ngushtohet në tetë pikë diferenca me Barcelonën e vendit të tretë.

Në këtë ndeshje vendosën episode e pjesës së parë. Reali realizoi që në fillim me Joselu, që fillimisht iu mohua goli me pa të drejtë nga anësori, por gjithçka u konfirmua nga sistemi VAR, ndërsa vendësit barazuan me penallti.

Gjatë pjesës së dytë asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte një tjetër gol që do të vlente fitoren. Kështu Girona ka shansin që të rihapë sërish kampionatin dhe të shkurtojë diferencën me Realin në tre pikë.

Lajmet e fundit nga