LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti i Vllaznisë: Më ka shkuar mendja të dal kampion

2024-02-17 16:46:30, Sport CNA

Vllaznia do të luajë përballë Egnatias ditën e sotme ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të “Abissnet Superiore”. Sfida ëq do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës do të startojë në orën 17:00. Në prag të kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV foli presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi.

“Gëzuar të gjithë bashkë. Vllaznia është një aset Kombëtar, është nderi i Kombit. Ka një histori të jashtëzakonshme lojtarësh. Jemi munduar të bëjmë aktivitete gjatë këtyre ditëve. Sot është dita e ndeshjes dhe së bashku me festimet për 105 vjetorin të fitojmë sot. 'Më ka shku mendja me dal kampion'. Gjithçka është e hapur për Final Four. Jemi larg matematikës dhe gjithçka është e hapur. Ndoqa ndeshjen Laçi-Dinamo dhe të gjithë janë në garë që nga Teuta e lart”, u shpreh Alban Xhaferi.

Lajmet e fundit nga