LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prapaskenat/ Klubi anglez tentoi sulmuesin shqiptar, zbulohet oferta për Besiktas

2024-02-19 17:47:00, Sport CNA
Prapaskenat/ Klubi anglez tentoi sulmuesin shqiptar, zbulohet oferta për

Milot Rashica është duke shkëlqyer në futbollin turk, fillimisht me Galatasarayn e tani me Besiktasin.

Kjo ka bërë që në adresë të yllit të Kosovës të arrijnë oferta nga vendet tjera.

Njëra prej tyre ka arritur nga Anglia, respektivisht nga Championshipi (niveli i dytë i futbollit anglez).

Lajmin e ka bërë të ditur media turke “Takvim”". Sipas raportimeve, Leeds United i ka ofruar 7 milionë euro për 27 vjeçarin.

Por, bëhet e ditur se klubi nga Stambolli e ka refuzuar këtë ofertë, me lojtarin që është i kënaqur dhe i lumtur në Turqi.

Leeds planifikon ta bëjë një tjetër tentativë për Rashicën gjatë verës që vjen derisa po mundohet të rikthehet në elitën e futbollit anglez.

Rashica kishte nënshkruar kontratë me klubin nga Superliga turke verën e kaluar nga Norwich City për 5,25 milionë euro.

Sulmuesi kaloi një sezon në formë huazimi në Galatasaray pasi hasi në vështirësi në fanellën e Norwichit, ku vinte nga eksperienca e shkëlqyeshme në Gjermani me Werder Bremenin.

Lajmet e fundit nga