LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Penalltia e diskutueshme, Pregja: Ishte faull i sulmuesit të Dinamos

2024-02-21 19:54:00, Sport CNA

Penalltia e diskutueshme, Pregja: Ishte faull i sulmuesit të Dinamos

Bujar Pregja, specialist i moviolës, analizoi penalltinë e Dinamos, që i dha fitoren ndaj Skënderbeut.

Sipas tij, sulmuesi i Dinamos shkakton faull te mbrojtësi i Skënderbeut dhe mund të mos jepej 11-metërsh.

“Mund të mos jepej ky 11-metërsh. Shikojmë që këmba e djathtë e lojtarit të Dinamos, shkon dhe shkel me taka lojtarin mbrojtës të Skënderbeut. Puna është që në rast se ajo këmbë ka shkuar nga goditja që jep me gju mbrojtësi i Skënderbeut në pulpë dhe kjo ka ndodhur nga goditja.

A ka bërë faull sulmuesi me shkeljen e këmbës? Patjetër. Mund të jetë që VAR të ketë parë që këmba e lojtarit sulmues të Dinamos mund të ketë shkuar nga goditja që  mund të ketë marrë ai mbrapa. Unë them që është faull i sulmuesit. Është rast i dyshimtë.”, tha Pregja.

Lajmet e fundit nga