LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshim trajnerësh te Partizani, Ylli Shehu me post të ri

2023-02-08 16:56:49, Sport CNA

Ndryshim trajnerësh te Partizani, Ylli Shehu me post të ri

Ylli Shehu nuk do të vijojë të jetë trajneri i Partizanit U17, një detyrë që e mbante prej disa muajsh në akademinë e klubit të kuq. Drejtuesit kanë vendosur të spostojnë ish-sulmuesin legjendar të të kuqve në një tjetër skuadër të familjes së Partizanit.

“Panorama Sport” mëson se ai do të marrë drejtimin e skuadrës së femrave, ku klubi po nis një projekt ambicioz dhe Shehu është zgjedhur si trajner i këtij ekipi. Ndërkohë, skuadrën U-17 pritet ta marrë një figurë shumë e njohur në kampin e kuq, Ardi Behari. Ky i fundit aktualisht mban rolin e këshilltarit të presidentit Gazment Demi, teksa tashmë këtij misioni i bashkëngjitet edhe ky pozicion.

Behari është gjithashtu trajner i ekipit U18 të Kombëtares dhe drejton seleksionimet e kësaj grupmoshe. Kjo lëvizje e Ylli Shehut vjen pasi Ledio Pano u shkarkua nga pozita e kësaj skuadre vetëm në verën e kaluar. Ende pa u mbyllur sezoni, drejtuesit kanë vendosur të ndërrojnë trajner. Aktualisht Partizani U-17 renditet në vendin e shtatë nga dhjetë ekipe gjithsej, duke grumbulluar vetëm 14 pikë pas po aq ndeshjesh. Kjo rokadë trajnerësh vjen pas humbjes së derbit me Dinamon me shifra minimale.

 

10:30 Sport

Bayern Munich, një

Të martën e ardhshme, më 14 shkurt, PSG do të përballet me...

Lajmet e fundit nga