LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mehmeti: Fitore e rëndësishme me Skënderbeun, por duhet të jemi me këmbë në tokë

2024-02-21 20:02:00, Sport CNA

Mehmeti: Fitore e rëndësishme me Skënderbeun, por duhet të

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, e cilësoi një fitore shumë të rëndësishme atë ndaj Skënderbeut në Korçë.

Sipas tij, kampionati është i paparashikueshëm dhe lojtarët duhet të jenë me këmbë në tokë.

"Normalisht për të dyja skuadrat ishte një ndeshje e rëndësishme, sa i përket pikëve sepse të dyja ishin për një hap më të mirë përpara. Pavarësisht se në fushë, lojtarët nga presioni i pikëve mund edhe të dalin jashtë detyrave. Për ne është shumë e rëndësishme të fitosh në Korçë, me 3 pikësh që të jep një farë qetësie. Duhet të rrimë me këmbë në tokë sepse ky kampionat ka treguar që është i paparashikueshëm dhe duhet të jemi të kujdesshëm sepse skuadrat nuk kanë shumë diferencë nga njëra-tjetra.

Mendoj që ky është futbolli dhe t’i mund ta përgatisësh mjaft mirë ndeshjen, por janë lojtarët që bëjnë diferencën në disa situata siç ishte dhe sundimi i hapësirës vertikale të Andonit me eksperiencën që ka.

Mendoj që s’jep siguri që kaluam Tiranën, sepse aty janë dhe Skënderbeu e Laçi, dhe Tirana dhe Dinamo, duhet patjetër të mendojmë ndeshjen e radhës sepse ndryshojnë situatat nga njëra ndeshje në tjetrën.", deklaroi Mehmeti. 

Lajmet e fundit nga