LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhje urgjente, Bayern Munich merr vendimin për trajnerin Tuchel

2024-02-19 15:13:42, Sport CNA

Mbledhje urgjente, Bayern Munich merr vendimin për trajnerin Tuchel

Bayern Munich mori humbjen e tretë radhazi në po kaq ndeshje, duke treguar edhe njëherë momentin negativ që po kalojnë në këtë sezon. Disafata ndaj Bochum me shifrat 2-3 ka tronditur fort ‘themelet” e kampionëve në fuqi dhe e ardhmja e Thomas Tuchel në stol u vendos seriozisht në diskutim.

Menjëherë pas kësaj humnbje, drejtuesit anuluan konferencën për shtyp të trajnerit ndërsa kërkuan një mbledhje urgjente. Në këtë mbledhje që zgjati 1 orë u diskutua për momentin “jo” të skuadrës dhe të ardhmen e Tuchel.

Drejtuesit vendosën edhe një herë t’i besojnë skuadrën gjermanit, duke i dhënë kshtu një tjetër shans në Bundesligë. Kujtojmë se pas humbjes së mbrëmjes së djeshme tashmë, Bayern Munich është 8 pikë larg Bayer Leverkusen.

Lajmet e fundit nga