LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Laçi-Dinamo nuk prodhon fitues, skuadrat ndajnë pikët

2024-02-17 15:52:12, Sport CNA

Nuk prodhoi fitues sfida mes Laçit dhe Dinamos, e cila u mbyll në barazim 1-1. Sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që në fund ndanë pikët.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e kryeqytetasve, pas golit të shënuar nga Denisson në minutën e 30-të.

Sakaq, kurbinasit ishin më kërkues dhe në minutën e 72-të, barazuan me Qaton. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, ndonëse rastet nuk munguan.

Me këtë barazim, Dinamo mbetet në vendin e pestë me 32 pikë, ndërsa Laçi në vendin e shtatë me 3 pikë më pak.

Lajmet e fundit nga