LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeqyteti është i kuq, Partizani fiton derbin ndaj Tiranës

2024-02-16 20:58:00, Sport CNA

Partizani fitoi derbin e kryeqytetit, teksa mposhti me rezultatin 2-1 me përmbysje Tiranën.

Një sfidë e luftuar deri në sekondat e fundit nga të dyja ekipet, por ishin të kuqtë ata që festuan.

Fillimisht ishte Tirana, që kaloi në avantazh në minutën e 7-të, me Liridon Latifin që zhbllokoi sfidën.

Në minutën e 30-të, Xhuljano Skuka barazoi shifrat, teksa ktheu në gol një penallti të fituar nga ai vetë, pas një gabimi të portierit Abdullahu.

Tedi Cara përmbysi rezultatin në favor të Partizanit, teksa shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 43-të, për të vulosur shifrat në 2-1.

Në minutën e 68-të, Tirana kishte mundësinë për të barazuar, por gjuajtja e Lushjkas pas një kundërsulmi, u ndal te shtylla.

Me këtë fitore, Partizani mban vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e katërt me 34 pikë.

Lajmet e fundit nga