LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kategoria e Parë/ Bylis nuk e ndal

2024-02-17 17:25:00, Sport CNA

Kategoria e Parë/ Bylis nuk e ndal

Kategoria e Parë luajti tri ndeshje, të vlefshme për javën e 21. Në Fier, Apolonia dhe Kastrioti barazuan 1-1. Për vendasit shënoi Hebeja në të 23 minutë, para se Kapllani të barazonte në të 57.

Në Burrel, vendasit mposhtën 2-0 Tomorin e Beratit. Kastrati dhe Kurbneshi shënuan nga një gol në secilën pjesë, duke bërë që Burreli t’i largohet zonës së ftohtë.

Në “Arenën e Demave” në kryeqytet, Besa e cila luante si vendase u mposht 0-2 nga Bylis. Golat e Camara dhe Souza bëjnë që ballshiotët të jenë sërish në krye të renditjes. Sot në 17:00 AF Elbasani pret Luzin.

REZULTATET:

Apolonia 1-1 Kastrioti
Burreli 2-0 Tomori
Besa 0-2 Bylis

Lajmet e fundit nga