LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kaos te Bayern Munich, titullari përplaset keq me trajnerin

2024-02-19 17:08:00, Sport CNA

Kaos te Bayern Munich, titullari përplaset keq me trajnerin

Situatë kaotike te Bayern Munich. Fillimisht humbja ndaj Leverkusenit, më pas humbja në Champions League ndaj Lazios dhe në fund humbja ndaj Bochum-it vërtetuan një krizë të thellë në skuadrën e Tuchel. Prandaj është normale që nervat të jenë të tensionuara, sidomos mes ekipit dhe trajnerit.

Siç raporton "Bild", Joshua Kimmich dhe Zsolt Low, zëvendësi i Thomas Tuchel, për pak sa nuk u përplasën në dhomat e zhveshjes dhe se të dy nuk ranë në kontakt vetëm falë ndërhyrjes providencale të kapitenit Manuel Neuer, i cili i ndau.

Sipas Lothar Matthaus, tani komentator i Sky Deutschland, disa lojtarë janë në mosmarrëveshje me stafin stërvitor. Mes tyre, përveç Kimmich, janë edhe Muller, Goretzka dhe De Ligt.

Lajmet e fundit nga