LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kampion Europe në mundje, Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë

2024-02-17 18:48:00, Sport CNA

Kampion Europe në mundje, Dudaev fiton medaljen e artë për

Shqipëria siguron medaljen e artë në Europianin e mundjes që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë. Islam Dudaev, kë ngritur lart ngjyrat kuqezi.

Mundësi i natyralizuar si shqiptar, ka fituar sot në finalen e stilit të lirë deri në 65 kg përballë rusit Gadzhimurad Rashidov. Ky i fundit, i ka bërë shumë rivalitet mundësit çeçen që garon për Shqipërinë. Por në fund, Dudaev ka siguruar një triumf historik me rezultatin 2-1, që i ka dhënë atij dhe Shqipërisë medaljen e artë në Europianin e Mundjes, duke e konfirmuar edhe këtë të fundit si një nga sportistët më të mirë të kësaj disipline.

Shqipëria ka mundësinë nesër që të përsëritë këtë sukses me një tjetër medalje, kur në finale do të jetë Zelimkhan Abakarov.

Lajmet e fundit nga