LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gol në minutën e 95-të, Egnatia me një këmbë në gjysmëfinale

2024-02-21 15:48:35, Sport CNA

Gol në minutën e 95-të, Egnatia me një këmbë

Egnatia fitoi minimalisht ndaj Laçit në transfertë, në ndeshjen e parë për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Goli i fitores për rrogozhinasit u shënua në minutën e 95-të, pas një penalltie të kthyer në gol nga Albano Aleksi.

Ndeshja ishte mbërthyer në shifrat 0-0, deri në fundin e takimit, ndonëse të dyja skuadrat kishin raste shënimi, me Egnatian më dominuese.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Rrogozhinë, pas dy javëve. Me këtë fitore, Egnatia hedh një hap të sigurt drejt gjysmëfinales.  

Lajmet e fundit nga